• |
ide | kryesore

Lajmi i Fundit/ Gjyqtarja e Kushtetueses, Vitore Tusha e kalon me sukses Vettingun

Lajme, Të fundit



Vitore Tusha kalon me sukses vetingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon lënien në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtarja u paraqitet në një seancë dëgjimore përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 4 prill. Për gjyqtaren Tusha pati dyshime lidhur me pasurinë por edhe integritetin profesional. Tusha u pyet për burimin e pasurisë së saj, por edhe sa i takon pikëpamjeve profesionale për vendimet e marra në disa dosje gjyqësore që ka kaluar në dorë.

Vitore Tusha është diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin e shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi. Nga viti 1983 deri në vitin 1990, ka ushtruar detyrën e Përmbarueses Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 ushtroi profesionin e avokatit. Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit. Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate.

Në vitin 1997 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Në vitin 2004 zgjidhet nënkryetare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Nga viti 1986 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës. Është bashkëautore në hartimin tekstit Procedura Civile. Ka marrë pjesë me cilësinë e ekspertes ligjore në hartimin e disa projektligjeve. Në mars 2008 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *