• |
ide | kryesore

Rama: Sido që të shkojë, edhe kuksianët do të paguajnë te tuneli

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe një herë çështjen e tarifës në Rrugën e Kombit.

Në një intervistë për “Opinion”, Rama tha se vazhdojnë negociatat me kompaninë për gjetjen e një zgjidhjeje edhe për banorët, por ai shtoi se niuk ka asnjë mundësi që kalimi të jetë falas për banorët e zonës.

“Fjala “fare” nuk ekziston. Se sa do të paguajnë do të dalë nga llogaritë. Se nëse bëhet falas ajo mund të keqpërdoret. Dikush që ka një makinë nga banorët e zonës e jep me qera për të gjithë aty për të kaluar falas.

Për banorët e zonës, të gjithë ata që kanë autoveturë do të paguajnë. Kush është i varfër le të marrë autobusin dhe nuk do të paguajë asgjë” – tha Rama. ©LAPSi.al



7 Comments

  1. “Fjala “fare” nuk ekziston”. Ha ha
    Patjeter, se 30 vjet te mbledhesh para nga trau, eshte biznes me shume leverdi, per Koncesionarin jo per dynjane. Pas kesaj e ka rradhen gjithe Shqiperia, ne listen e trareve. JO. Traret bllokojne ekonomine dhe komunikimin. Rruget duhet te ndertohen dhe mirembahen me taksa kombetare, dhe duhet te jene pa tra, se i bejne mire ne rradhe te pare zhvillimit ekonomik. Trau demton jo vetem Kuksin, demton Durresin, Tiranen, produktet bujqesore qe shkojne ne Kosove, tregetine.

    Levizja e lire eshte e drejte, jo privilegj.

  2. Ajo rruge nuk duhet re kete trar, dhe nuk eshte kaq e rrezikshme sa thote kryem yne mendjendritur, madheria e tij i cili vetem genjen. Eshte nje rruge e paperfunduar, qe te plotesoj parametrat e nje autostrade, por eshte rruge e re. Nuk eshte ne fazen e emergjences. Do te krijoj panik , per te justifikuar skemen korruptive pjese e se ciles eshte koke e kembe.

  3. Kryeministeri eshte qe te jete ne anen e qytetareve e te avokoje per interesin e qytetareve e jo te flase si zedhenes i kompanise Kastrati.
    Tha jane bere miliona euro dem, normal do ja paguaj Cetit dhe vetes 5 kondiconere e 5 kabina miliona euro. Kur e quan 5 kondicionere miliona,mendo sa ca rrjepje e miremenduar eshte koncensioni.
    Ky per 10 euro per makine qe do ju mare kosovareve ( ketu eshte gjithe problemi) rrezikon mos te fitoje te pakten 700 euro qe “kjo makine” le ne plazh ne shqiperi, pa permendur fundjavat.
    Rruga nuk eshte ndertuar para 75 vjetesh qe ky na e pershkruan qe ka nevoja dramatike mirembajtje.
    Mirembajtja behet fare mire nga shteti dhe maximumi i mirembajtjes qe mund te duhet ne vit eshte 10 miljon euro se keta mirembajtje po bejne spo bejne tunel te dyte.

  4. Ata te marrin autobuzin kurse ti dhe kastrati te ngrifni ramen? 5 vjet vetem taksa taksa taksa ,,,burg burg burg ,mos u merzit se bumerang i ke. 5 vjet nuk ngrite nje here rrogat or kurv mashkull, veçse e trajtove shqiperine s i tort qe mund ta ndaje me kedo dhe shqiptaret i bere te ndihen te huaj ne vendin e tyre. Ropt ne pavdekesi

  5. Te zevendesojme fjalet:
    Kar – rama
    Karikature – ramakature
    Karikim – ramakim
    Karakterisitke – ramakteristike
    Karte – ramte

    I lutem seksionit te Albanologjise t’i marre ne konsiderate

  6. Kush pranon te marre nje mall me cilesi me te mire duhet te paguaje nje cmim me te larte! E kunderta, mund t’i bjesh nga rruga e vjeter dhe shkon ne Kukes per 8 ore! Dreke falas nuk ka kurrkund! Per kedo eshte e qarte se kush ka nje autoveture ka edhe nje mireqenie te mire! Ky nuk eshte me ndihme ekonomike nga shteti! Me tej, nuk ka qytetar me mend nga Kukesi apo Kosova qe te vije cdo jave te haje dreke me peshk ne Durres, Vlore, apo Sarande.Mund te vije nje here ne muaj dhe ne kete rast rruga do te jete me e mire, me e lire dhe me komode! Nderkohe duhet te hiqet tarifa per shtresa dhe sherbime te caktuara. Ne te gjithe kete ceshtje nje nuk mund te diskutohet: ndeshkimi i dhunes, i zjarrit, i plackitjeve, shkaterrimeve. Autoret duhet te denohen sipas ligjit!Tung!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *