• |
ide | kryesore

Shpërthim me tritol në Lazarat, shënjestra ishte familja e një prej të dënuarve për vrasjen e Ibrahim Bashës

Lajme, Të fundit



Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Lazarat. Policia e Gjirokastrës thotë se ngjarja ndodhi në orën 02:35 minuta në banesën e shtetasit A.S. Në derën e jashtme të banesës është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ka kryer të gjitha veprimet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Burime të Lapsi.al nga grupi hetimor, thonë se tritoli ishte vendosur në banesën e një prej të dënuarve për vrasjen e efektivimit të RENEA-s, Ibrahim Basha. Eshtë fjala për në banesën e shtetasit Klodian Selimi, i dënuar 13 vjet burg. Burimet shtojnë më tej se Selimi ishte mes të pandehurve që bashkëpunoi me Prokurorinë duke rrëfyer ngjarjen e rëndë, ku humbi jetën oficeri i RENEA-s.

©LAPSI.al 



1 Comment

  1. Po keta sikur ishin demokratet e Sales qe ashtu sic ka deklaruar edhe ai vete i lejoi te kultivonin droge per arsye politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *