• |
ide | kryesore

Video/ Tensionohet protesta e opozitës në Elbasan, mbështetësit e PD-së djegin goma në rrugë

Lajme, Të fundit



Opozita ka nisur sot protestat për të vënë në zbatim aksionin për mosbindje civile të shoqëruar me bllokimin e katër akseve kryesore rrugore. Deputetët e opozitës dhe qytetarët protestojnë kundër rritjes së vazhdueshme të taksave. Protestuesit kanë bllokuar rrugën dytësore në Vorë, aty ku merr pjesë edhe kreu i PD, Lulzim Basha si dhe deputetë te tjerë të Tiranës.

Protesta e sotme ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 13:00, ndërsa akset e bllokuara nga protestuesit do të jenë: rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen, rrethrrotullimi në Çerme për Jugun, rrethrrotullimi Milot për Veriun, në Vorë për Shqipërinë e Mesme.

Ndonëse ishte paralajmëruar si një protestë paqësore, situata duket se është tensionuar. Në Elbasan protestuesit kanë djegur goma, ndërsa në Milot ka patur “përplasje” të protestuesve me policinë.  Ndërkohë Policia e Shtetit thotë se nuk ka marrë asnjë njoftim ligjor për tubime dhe përgjegjësit do përballen me ligjin.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *