• |
ide | kryesore

EKSKLUZIVE/ Edi Rama fut në dorë edhe SHISH, lista e drejtuesve të shkarkuar

Kryesore



Nga Dorian Kodra

Pa kaluar 2 muaj nga largimi i Visho Ajazit, zëvëndësi i tij, Helidon Bendo largoi nga detyra të gjithë drejtuesit e mëparshëm. Spastrimi në SHISH gjatë kësaj kohe është rrënjësor dhe stafi i vjetër drejtues është lëvizur.

Lapsi.al ka siguruar një listë me emrat e drejtuesve të SHISH që u zbritën në detyrë me urdhër të drejtuesit aktual, Helidon Bendo. Vlen të thuhet se një pjesë e të shkarkuarve kanë marrë vlerësime nga partnerët e huaj, në veçanti nga SHBA, ndërsa të gjithë janë bashkëhartues të raporteve të zbulimit të policëve të implikuar në trafik droge.

Janë zbritur në detyrë Drejtori i Zbulimit, Drejtori i Kundërzbulimit, Drejtori i Bërthamës së Brendshme dhe të Jashtme të Shërbimit, Drejtori i Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar, Drejtori i Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, Drejtori i Arshivës Sekrete, Drejtori i Personelit, dhe Drejtorët e të gjithë qarqeve.

Lista me emrat e shkarkuar nga detyra

ish Drejtori i Zbulimit, Ferdinand Nuku
ish Drejtori i Kundërzbulimit, Kujtim Prifti
ish Drejtori kundër Krimit të Organizuar, Robert Tuci
ish Drejtori i Arshivës Sekrete, Nestor Babameto
ish Drejtori i Sigurisë së Personelit, Astrit Qinani
ish drejtori i Tiranës, Nevzat Shehu dhe dy ish nëndrejtorët
ish Drejtori i Durrësit, Tonin Prendi
ish Drejtori i Dibrës, Bardhok Gega
ish Drejtori i Krimit Ekonomik dhe Antikorrupsionit, Hazbi Brahja

Lapsi.al mësoi se mes emrave që i kanë zëvëndësuar të larguarit nga detyra ka ish-inspektorë, për disa prej të cilëve ka pasur masa disiplinore, ndërsa pjesa më e madhe të emëruarve janë ish punonjës të sigurimit të shtetit.

Lista me drejtuesit e rinj të emëruar në detyrë

Mevlut Matraku, drejtor i Performancës
(krijohet drejtori e re)
Refail Milo, Drejtor i Administratës-  (krijohet drejtori e re)
Qerim Dede, Drejtor i Sigurisë në Aparatin Qëndror
Gëzim Bime, drejtor në KKE në Aparatin Qëndror
Agim Karalliu, Drejtor i SHISH në Tiranë
Ilir Tafa, Drejtor i SHISH, Durrës
Eltjon Nikolla, Drejtor i SHISH në Fier
V.E drejtor i SHISH në Elbasan
R.S, Drejtor i SHISH, Sarandë
Astrit Alija Drejtor i SHISH, Dibër
Ismail Salliu Drejtor i SHISH, Vlorë,
Xhevdet Zeqo, Drejtor i SHISH, Gjirokastër,
Julian Marku Drejtor i KKON në AQ

Vetë Bendo ka një bashkëpunim të gjatë me ish drejtuesit e shkarkuar, pasi ka qenë zëvëndës i Visho Ajazi Likës. Për momentin, Helidon Bendo, mbetet drejtuesi i komanduar i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ende nuk është dekretuar nga Presidenti Ilir Meta.

Meta tregon pse nuk e bind Helidon Bendo si drejtues i SHISH

Në kulmin e lulëzimit të kanabisit, nga mesi i vitit 2016, në tryezën e Edi Ramës nisën të bëhen më të shpeshta informacionet për implikimin e policëve në biznesin e drogës.

Gjithsej 59 raporte me informacione për 127 policë të survejuar nga agjentët e SHISH, rrodhën në media pak muaj më parë.

Zbulohet dokumenti i ShISH me 127 emrat e krerëve të policisë të implikuar me drogën

Në këto dokumenta u përmendën për herë të parë Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila, policët e dosjes Tahiri, që konsiderohen hallkat kyçe në zinxhirin që lidh kampionët e qeverisë me nënkampionët e kanabisit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda i përdori atëherë disa sinjale të SHISH si pikënisje për dosjet hetimore.

Qeveria heshti.

Nishani: Visho Ajazi është shantazhuar nga mazhoranca

Me Visho Ajazi Likën, kryeministri u nda me një shtrëngim duarsh, një dekoratë dhe me propozimin si ambasador në NATO. Me bashkëpuntorët e Visho Ajazit, bashkëhartues të raporteve të kanabisit, pati vetëm ndëshkime.

Raportet që hartoi SHISH kanë qenë temë diskutimi në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Bujar Nishani ka pranuar se veç Edi Ramës, me të dhënat ishte njohur ish Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ishte koha kur akuzat ndaj Edi Ramës për lidhje me krimin dhe drogën u përshkallëzuan me çadrën e protestës para kryeministrisë. Ishte koha kur Rama dhe Tahiri i gruponin në “frontin e së keqes”, ata që denonconin kanabisin.

Raportet e Shërbimit Informativ Shtetëror sinjalizonin se situata kishte dalë jashtë kontrollit në policinë e shtetit.

Ato ishin dëshmi tronditëse se deri ku shkoi implikimi i policisë në biznesin e kanabisit.

Një skandal të këtyre përmasave, qeveria nuk mund t’ia lejonte vetes para zgjedhjeve. Të dhënat u mbajtën të fshehta deri kur Antimafia Italiane arrestoi Habilajt, solli përgjimet në Tiranë dhe skandali shpërtheu fort në opinionin publik.

Prapaskena/ Pse e shiti Rama Tahirin? (Dosja e plotë e ngjarjes 11 artikuj)

Po bëhen 5 muaj që kur italianët sollën në Shqipëri materialet e dosjes Tahiri. Janë dashur pak muaj që gjithçka të ndryshojë në prokurori dhe në SHISH, jo thjesht në emrat e drejtuesit, por edhe në nivelet e tjera të të dy institucioneve./ Lapsi.al



10 Comments

  1. Ishte shume serioz Shish-i i Vishos ne fakte…. lloqe kafesh.. asnje fakt… aq serioz sa materiale te klasifikuara behen objekte partish dhe mediash…

  2. O Kelysha Serbi, o gazetare butak pa shtylle kurrizore, nuk publikohen e emrat punonjesve te sherbimit informative, se dekospirohen dhe kthehen ne objektiv…. po ketu qenka katandisur media shqiptare, eshte gati te shkerdhehet me te parin qe i ofon 5 leke…

    1. Në SHBA, shefat e agjensive të sigurisë kombëtare, janë emra të njohur e të publikuar pasi ato meren në shqyrtim nga Kongresi, Senati e DASH.
      Është tjetër gjë me përmendjen e emrave të agjentëve sekretë të këtyre institucioneve.
      Duket se në Shqipëri këtë merakun se mos ju dalin emrat, e kanë ish spiunët e sigurimit apo bijtë e tyre.

  3. Ka qene dashte ta behet me kohe nje ndryshim rrenjesor sepse ashtu si ne drejtesi e ne polici edhe ne SHISH ,duke filluar nga Visho Ajazi kane qene kuadro partiake qe i kishte Berisha ne dore.Paniku per ndryshimet tregon ne te vertete rrezimin e piramidave institucionale te regjimit berishian.llallaj e gjin gjonaj ka ne te gjitha institucionet relevante te Shqiperise pa pastrimin e te cileve eshte e veshtire te ecet perpara.

  4. Te gjithe drejtoret e shkarkuar ishin afijet e Sali Berishes prandaj ju laps trapi beni avokatin e tij dhe te djalit te tij Zenit se ju mbajne me pare ata.

  5. une si nga mosha e re jame ne zvicer dhe nje mire evropen me perjashtim skandinanin,a ne espania kame edhe jetuar 2 vite,por relacioni zvicer espania,se kame dokumenta zvicerane,por njof mire mentalitete e ktyre shteteve,dhe kurē flasin per albanie menjeher thojn,mafia e droges eshte ne krye shteti.
    Salihu ka pas gabime por i besojne me shume evropa,a edi rames dhe gjithe ps i quajnë banditë te rrezikushum droge e krimi.
    Sipas disa gazetave te evropes qeveria rama eshte shefi i trafike droges dhe qdo tipi te korrupcionit ne shqiperi,te lidhur ngusht me mafinë e diktatorit islamik fanatik erdogan qe ka zapuar turqin ma shume se 20 vite.
    pra me ps dhe erdi ramen,shqiperia nje avgono-kolumbi per evropen.
    Te gjitha shpersat i kemi ne lulzim bashen,por me nje parti nga individe onet dhe etikeshqiptar qe i takojne dijes dhe shkences.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *