• |
ide | kryesore

I dënuar për vrasje në ‘97, gjirokastriti me dy emra ekstradohet nga SHBA

Lajme, Të fundit



Një shqiptar i dënuar me 25 vjet burg për vrasje në vitin e trazirave ’97, u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Niko Goxhi, sot 47 vjeç nga Gjirokastra, u arrestua në SHBA, dhe është ekstraduar në Tiranë.

Narbis (Niko) Koxhaj (Goxhi), është shpallur në kërkim në vitin 1997 dhe u kap në SHBA, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëashingtonin.

Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Beratit me vendim penal të marsit 2003, e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje kundër dy apo më shumë personave e kryer në bashkëpunim”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në Policinë e Beratit ekzekutuan vendimin e Gjykatës ndaj 47-vjeçarit. Emri i tij ishte në listën e personave më të kërkuar nga policia e Shtetit.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/arrestohet-ne-shba-i-rrezikshmi-i-97-es-vrasje-e-trafik-armesh-520885/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *