• |
ide | kryesore

Lubonja: Mosbindja civile, shkalla e fundit para një revolte si në 1997

Lajme



Fatos Lubonja deklaroi se mosbinjda civile është pjesë e demokracisë. Për të, kjo mosbindje vlen për të shpëtuar fëmijët dhe jo për të sjellë Lulzim Bashën në pushtet.

Sipas Lubonjës, duhen protesta më të gjera. Analisti u shpreh se mosbindja civile është shkalla e fundit para një revolte si në vitin 1997.

“Mosbindja civile është pjesë e demokracisë. Kjo nuk është për të sjellë Bashën në pushtet, por për të shpëtuar fëmijët. Nuk është vetëm Kukësi, por e gjithë Shqipëria dhe duhen protesta sa më të gjëra. Dhuna nuk është e nevojshme nëse njerëzit bashkohen. Kuptimi i kësaj mosbindjes civile është se nuk ka mbetur mjet tjetër për të vepruar. Ata arrestojnë njerëzit për djegien e një kabine. Mosbindja çivie mendoj se është shkalla e fundit përpara një revolte siç ka ndodhur në Tunizi apo siç ndodhi në 1997 në Shqipëri”- u shpreh Fatos Lubonja në rubrikën “Opinion” në “News 24”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *