• |
ide | kryesore

Marrëdhënie me pornostaren? Flet për herë të parë Donald Trump 

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se nuk është në dijeni të 130 mijë dollarëve të paguar nga avokati i tij Michael Cohen ndaj aktores së filmave porno, Stormy daniels, në bazën e një kontrate konfidencialiteti.

Është hera e parë që Trump i përgjigjet pyetjeve në lidhje me çështjen që ka të bëjë me aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels, e cila insiston se ka patur lidhje me manjatin dhe se është paguar për të mbajtur “gojën mbyllur”.

Avokati personal i presidentit Trump, Michael Coehn, ka pranuar të ketë paguar nga xhepi i tij 130 mijë dollarët Stormy-t.

Pyetjes së gazetarëve se ku mund t’i ketë marrë paratë avokati për të paguar aktoren, presidenti amerikan iu përgjigj “Nuk e di”. 

Me pak fjalë, Trump nënvizon se pyetjet lidhur me çështjen i duhen drejtuar Cohen-it.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *