• |
ide | kryesore

Ndante paratë me biznesmenët/ 24 vite burg ish-presidentes së Koresë së Jugut

Planet



Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye u dënua me 24 vjet burg një vit pasi u largua nga detyra për shkak të një skandali që shkaktoi protesta me miliona demonstrues në rrugët e vendit.

Prokurorët kishin kërkuar dënim me 30 vite burgim 66-vjeçaren Park, e cila u ngarkua me 18 akuza për abuzim të pushtetit.

Gjykata Qendrore e Seulit shpalli ish-presidenten Park fajtore për 16 akuza, duke përfshirë marrje të dhjetëra miliona dollarëve nga bizneset më të mëdha të vendit.

Ish-presidentja u gjobit gjithashtu me 16.8 milionë dollarë, që është vetëm një e dhjeta e shumës së kërkuar nga prokuroria.



1 Comment

  1. Po te denohet kryeministri Rama,qe vetem OSBE-ja,ka thene si me gjysem zeri se ka 2-300.000.000 euro ne parajsat fiskale,sa mund te kerkoje prokurorija dhe sa do vendosi gjykata?Me nje llogari te thjeshte,20-30% qe ka marre per cdo pallat qe ka dhene leje,per 12 vjet qe ka qene ne Bashki,plus fitimet qe ka marre nga kthimet ne identitet,si minister kulture,plus sa ka marre ( dhe vijon akoma te marre),nga kullat,koncensionet,nga lojrat e fatit,pa llogaritur ketu fitimet nga kanabisi (llogarite e sakta i din Saimiri),nga drogerat e forta (vetem kohet e fundit u bllokuan si rastesisht vetem 612 kg kokaine ,qe vlen,aq sa nuk vlen vete Rama me sojin dhe sorrollopin e tij).Per te llogaritur keto,duhet angazhuar ministri i financave Ahmetaj,se ai i ben veprimet arithmetike,ne anglisht,dhe dalin me te sakta,se ne gjuhen shqipe,nuk llogariten kurre me saktesi, fitimet e qeveritareve.Pra kush do te jete Rama,apo kryemistrja koreane,rekordmen boteror???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *