• |
ide | kryesore

Rama paralajmëron bizneset: Nuk ka tolerancë për ata që derdhin ujërat e zeza në det

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar bizneset në bregdet se duhet të marrin masa të mos derdhin ujërat e zeza në det.

Nuk do të lejojmë dhe do të ndëshkojmë struktura pritëse në bregdet që derdhin ujërat e zeza në det. Të gjitha duhet të marrin masa për tu pajisur me sisteme të depurimit, dhe për të garantuar që çka është domosdoshmëria e aktivitetit të tyre të mos kthehet në një kosto, as për mjedisin, as për vizitorët dhe as për imazhin e vendit tonë. Sigurisht jemi të vetëdijshëm se këtë sezon nuk do arrijmë të bëjmë gjithçka, po të gjithë jeni të vetëdijshëm që kush gjendet në shkelje të këtij ligji nuk do të tolerohet”, – tha Rama.

Ai ishte në “Panairin Mesdhetar të Turizmit”, ku pjesëmarrës janë operatorë turistikë nga i gjithë rajoni i Mesdheut, në prag të sezonit të ri turistik.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *