• |
ide | kryesore

Rikuperohet me shpejtësi Sergei Skripal, çfarë pritet të dëshmojë ish-spiuni rus

Planet



Ish-spiuni rus, Sergei Skripal nuk është më në gjendje të keqe shëndetësore. Ai po merr veten me shpejtësi pas helmimit me agjent nervor në Salisbury të Anglisë.

Rikuperimi i tij në stadin që të japë një dëshmi se si ndodhi helmimi, nga i cili u prek ai dhe vajza e tij Yulia, pritet nga autoritetet britanike për të hedhur më shumë dritë mbi këtë ngjarje.

Kjo ngjarje ka përçarë më shumë Rusinë me Perëndimin, pasi një pjesë e vendeve të BE, NATO-s dhe SHBA-të, morën vendimin për të dëbuar diplomatët rusë nga vendet e tyre.

Qeveria angleze pretendon se Rusia fshihet pas këtij sulmi, por Moska i ka mohuar të gjitha përfshirjet, duke i quajtur akuzat të pabaza. Përgjigje e Moskës ishte reciproke. Për çdo dëbim të një diplomati rus nga Perëndimi, Moska ka reaguar njësoj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *