• |
ide | kryesore

Rusia në OKB: Britania po luan me zjarrin…

Planet



Ambasadori rus në OKB deklaroi sot në një takim të Këshillit të Sigurimit se Britania e Madhe po luan me zjarrin për rastin Skripal.

Vasili Nebenzia u shpreh se kjo lojë nuk do të përfundojë mirë për Mbretërinë. Ambasadori e cilësoi sulmin e Britanisë së Madhe ndaj Rusisë si një teatër absurdi dhe për të mbështetur këtë dha dy shembuj.

“Britania e Madhe po luan me zjarrin për rastin Skripal dhe për këtë nuk do t’i vijë mirë”.

“Nuk di as si ta komentoj këtë. Është si një teatër absurdi. Përse ne duhet të prisnim 8 vjet dhe ta sulmonim vetëm 2 javë përpara zgjedhjeve dhe pak muaj përpara Botërorit të futbollit? Së pari, përse duhet ta lironim nga burgu? Ju nuk mund të gjenit një “Fake Story” më të mirë, por kjo nuk do të përfundojë mirë.” – u shpreh Vasili Nebenzia, i cili akuzoi Londrën se kërkon të diskretitoje Moskën.

Për herë të parë pas sulmit me gaz nervor, vajza e Sergei Skripal doli nga koma dhe dha deklaratën e parë. Ajo tha se po përmirësohet dita ditës dhe e përshkroi si të turbullt momentin e parë të sulmit. Edhe Sergei Skripal raportohet se po përmirësohet me shpejtësi. Lajmin e dha BBC.

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe janë në nivelin më të ulët në dekadat e fundit. Londra dhe 29 vende aleatë, përfshirë Shqipërinë, dëbuan mbi 140 diplomatë rusë nga vendet e tyre. Kjo lëvizje që mori përgjigjen reciproke të Moskës brenda pak ditësh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *