• |
ide | kryesore

VIDEO/ Një autogol shpëton PSG nga humbja

Sport

PSG nuk arriti të fitojë në ndeshjen hapëse të javës së 32-të në Ligue 1 duke u ndalur në një barazim 1-1, në transfertën ndaj Saint Ettiene. Skuadra e drejtuar nga Emery do të detyrohet të shtyjë për të paktën një javë tjetër festën e rikthimit te titulli kampion.


Vendasit shënuan me anë të Cabellës që në minutën e 17, ndërsa në 25 minuta më vonë, Kimpembe la PSG-në me 10 futbollistë. Parizienët shtuan presionin në kërkim të golit të barazimit, por e gjetën atë vetëm në minutën e 90-të, pas një autogoli të Debouchy.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu