• |
ide | kryesore

Vrasje në Tropojë, ndërron jetë 25-vjeçari

Lajme, Të fundit



Një 25-vjeçar u vra ditën e sotme me armë zjarri në Tropojë.

Policia njofton se 25-vjeçari R.A. është qëlluar për vdekje në malin e fshatit Luzhë teksa po kulloste bagëtitë.

Policia dyshon se ai është vrarë për motive të dobëta nga 23-vjeçari me iniciale S.R., me banim në Luzhë.

Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat, po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *