• |
ide | kryesore

Xhafaj tregon qytetet ku punojnë 40 grupe kriminale

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se nga 40 grupe kriminale që veprojnë në territorin e Shqipërisë, deri tani janë shkatërruar shtatë të tilla. Nga qytetet ku krimi është aktiv, Xhafaj renditi të parën Tiranën, e ndjekur nga Vlora dhe Durrësi. Prezencë kriminale, tha Xhafaj, ka edhe në qytetet e tjera si Shkodër, Lezhë, Fier dhe Elbasan.

“Nga 40 grupe kriminale, deri tani kemi shkatërruar 7 grupe. Ata janë pas hekurave. Qytetet ku ka prezencë më të madhe të këtyre grupeve janë Tirana, Vlora, Durrësi, Shkodra, Lezha, Fieri dhe Elbasani. Këto janë qytetet që kanë grupe kriminale aktive”, – tha Xhafaj në Report Tv. Sipas tij, vitin e kaluar u sekuestruan 40 milionë euro pasuri.



6 Comments

  1. Minister i mbaruar. Asnje eksponent krimi nuk ke kapur. Livadhisin ne durres fier vlore shkoder lezhe dhe as ju preket qimja e flokut. Te gjithe e dine, te gjithe i njohin, bejne karshillik, jane bere biznesmen te “suksesshem”, dhe shteti nuk i gjen dot. Nje shtet totalisht i pafuqishem ndaj grupeve kriminale. Minister twiteri.

  2. Qe ka bere pune ky nuk ka nevoj ta degjojm se e prekim cdo dite qe nga rendi dhe siguria deri tek qarkullimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *