• |
ide | kryesore

Dashamir Xhika kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

Lajme, Të fundit



Dashamir Xhika, ish kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, kërkon lirimin nga burgu. Avokati i tij mbrojtës ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai kërkon hetimin në liri pasi thotë se nuk mund të prishë asnjë provë apo të ndikojë tek dëshmitarët. Dashamir Xhika dhe dy ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku mbahen në burg prej 1 muaji.  Auditi i Miministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nxori se 3 ish-zyrtarët janë përgjegjës për dëmin 54 milionë dollarë me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan. Po kështu në burg ndodhet edhe paraardhësi i Dashamir Xhikës, Andi Toma, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe 6 persona të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *