• |
ide | kryesore

EMRI/ Një i vrarë dhe 2 të plagosur në Tetovë, arrestohet elbasanlliu

Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar nga Elbasani është arrestuar në Maqedoni pasi u përfshi në një përplasje me armë në Tetovë dy ditë më parë. Përleshja e armatosur ka ndodhur mes dy grupeve kriminale e si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend Naip Rexhepi. Nga shkëmbimi i zjarrit pranë selisë së partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, dy persona të tjerë u plagosën.

Mbi 40-vjeçarin nga Elbasani Lulzim Bitri rëndon akuza e vrasjes, e kryer në bashkëpunim. Ndaj tij është vendosur masa e paraburgimit për 30 ditë derisa të kryhen hetimet e para. Ndaj tij është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje dhe mjeteve shpërthyese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *