• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Kukësit zbardh telefonatat me Ramën pas protestës

Lajme, Të fundit



Kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka rrëfyer se ka folur disa herë me kryeministrin Rama para dhe pas protestës në rrugën e Kombit. Në një intervistë për Neës24 ai tregoi se përse nuk i shkoi në takim kreut të qeverisë pas arrestimit të 23 personave.

“Kam bërë kërkesë që të gjendet zgjidhje që qytetarët e Kukësit të mos paguajnë këtë taksë. Kam takuar edhe kryeministrin Edi Rama në zyrë. I kam kërkuar dhe kam dhënë shpjegimet se pse Kukësi do “zero” pagesë. Kemi biseduar dhe kemi marrë mendimet e qytetarëve dhe kemi pritur transparencë, dëgjesë me publikun.

Unë nuk protestova, ruajta linjën institucionale të reagimit. Dy ditë pas protestës, kam bërë thirrje që jemi kundër dhunës ndaj çdo personi apo institucioni. Kam biseduar me kryeministrin që të gjenim një zgjidhje. Kam folur me policinë e qarkut për të qenë në gatishmëri.

Situata degradoi dhe Kryeministrit i thashë që nuk jam pjesë e kësaj proteste. I kërkova zgjidhje. Folëm dhe për një takim ditën e hënë, dhe pranova, për të hënën që kaloi. Nuk e takova sepse qytetarët e Kukësit prisnin nga unë që të kishte drejtësi.

Unë nuk kisha pse të shkoja në një takim kur u arrestuan qytetarë të pafajshëm. Ishte e pamundur të shkoja në takim kur qytetarët e mi u morën nga shtëpitë në mes të natës në kundërshtim me ligjin,”  – tha Shehu. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *