• |
ide | kryesore

Pse Gjykata la të lirë gruan e Mirit të Xhikës, e cila kërkohej nga autoritetet italiane

Lajme, Të fundit



Gjykata e Tiranës ka caktuar ditën e djeshme masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ishbashkëshortes së Mirit të Xhikes, e cila u arrestua tri ditë më parë nga Policia. Manjola Prifti rezulton se është dënuar në Itali me 7 vjet e 3 muaj burgim për “pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Mirëpo, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që ndaj Priftit të caktohet një masë e lehte sigurimi, pasi ajo nuk përbën rrezik për shoqërinë. Çështja është gjykuar nga gjyqtari Arben Micko, që pranoi kërkesën e Prokurorisë.

E veja e Fatmir Ramës, Manjola Prifti, ishte arrestuar edhe më parë për të njëjtin qëllim nga ana e Policisë së Tiranës. Më 29 maj të vitit 2012, ajo u prangos në një lokal që ishte në pronësinë e saj, në Vaqar të Tiranës, gjatë një operacioni të skuadrës së Operacioneve Speciale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *