• |
ide | kryesore

Studimi/ Mosha kur femrat tradhtojnë më shumë

Stil



Sipas një studimi të bërë nga marrëdhëniet jashtëmartesore nga portali i njohur “Victoria Milan” thuhet se ekziston një moshë kur femrat janë më të pritura për të tradhtëtuar.

Sipas gjetjeve të këtij studimi, mosha mesatare e grave që tradhtojnë në gjithë botën është 36.6 vjeç. Kjo llogaritet rreth 7 vjet pas martesës, që sipas moshës mesatare është 29 vjeç.

Përveç përcaktimit të moshës kur femrat kanë më shumë mundësi të tradhtojnë, studimi ofroi edhe disa të dhëna më specifike. Femrat amerikane tradhtojnë rreth 8.5 vjet pas martese, ndërsa irlandezet mesatarisht, 3.6 vjet pas martese.

Sigurd Vedal, themeluesi i portalit “Victoria Milan”, shpjegoi pse femrat e martuara tradhtojnë:

“Ndoshta burri i tyre nuk u jep atyre vëmendjen dhe respektin që ato meritojnë. Ato ende i duan partnerët e tyre, por “shkëndija” është zhdukur nga martesa e tyre. Këto janë nevoja universale dhe kënaqësia seksuale është diçka që miliarda prej nesh e kanë të përbashkët, pa marrë parasysh sa dallime të tjera mund të kemi” – tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *