• |
ide | kryesore

Zbardhet ngjarja/ Kush qëndron pas sulmit me furgon në Gjermani (VIDEO)

Kryesore, Lajme



Një furgon u përplas me turmën e kalimtarëve në qytetin Munster në Gjermani. Bilanci zyrtar është i viktimave është 2 të vdekur dhe 20 të plagosur nga të cilët 6 janë në rrezik për jetën. Autori i sulmit më pas vrau veten përpara se të mbërrinte policia.

Sipas “Sueddeutsche Zeitung”, ai është Jens R. një gjerman 48-vjeçar me probleme psiqike. Edhe në të kaluarën në vitin 2014 dhe në 2016-ën ai ishte vënë re për problemet e tij. “Nuk ka shenja për një sulm terrorist” – shkruan e përditshmja gjermane.

Schwer bewaffnete Einsatzkräfte vor dem Haus des mutmaßlichen Täters

“Në fillim agjentët patën frikë se furgoni i lëshuar mbi turmën mund të kishte eksplozivë në brendësi” – raporton televizioni gjerman NTV.

“Jemi të angazhuar në terren me të gjitha forcat tona në dispozicion të qytetarëve” – thuhet në njoftimin e policisë gjermane në faqen e saj në Twitter.

“Situata është ende e paqartë. Ju lutemi të mos spekuloni” – vijon deklarata në lidhje me autorin e masakrës. Burimet e medieve gjermane thonë se po hetohet për lidhjet e autorit dhe nëse ai është përdorur për të kryer këtë akt.

LEXO EDHE: Sulm terrorist në Gjermani/ Furgoni hyn mes turmës, 3 të vrarë mbi 50 të plagosur

Kryebashkiaku i Muenster, Markus Lewe tha se autoritetet nuk i dinë ende motivet e ngjarjes dhe se kush qëndron pas shoferit të furgonit. Ai u përplas me klientët e barit të njohur “Kiepenkerl” në qendrën historike të qytetit.

“I gjithë qyteti qan sot për këtë krim të rëndë. U qëndrojmë pranë familjarëve të viktimave ndërsa urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit” – e mbylli kryebashkiaku. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=bYfUZc3NQ0I



3 Comments

  1. “Nuk ka shenja per sulm terrorist”???
    E cuditshme si matet terrorizmi sot – po te jete gjerman(ne fakt 1/5 e gjermaneve jane te perzier), edhe pse eshte i cmendur, nuk paskemi te bejme me sulm terrorist.
    Nese eshte arab, mysliman apo magrebin, le te jete si te doje(i cmendur apo jo), eshte PAtjeter sulm terrorist.
    Edhe, ta zeme, nese arabi psikopat vret 1 dhe plagos 2 me thike ne rruge, eshte s.t.(sulm terrorist). Ama nese nuk eshte arab, por evropian psikopat dhe vret 8(2+ 6 ne gjednje te rende) dhe plagos 10, nuk ka s.t.
    Jane cmendur edhe gjermanet!

  2. duhet pas kujdes se çka deklarojn shtete te perendimit,por dhe te lindjes ne diagnoztik medicine,se ka shume gabime fatale nga dr stupidat.
    por nganjeher edhe thojn qellimishte ne fshehje te nje tjeter skandali te shtetit.
    nne persone vetem me probleme psiqike,varet te ciles natyre psiqike,por nuk bejne terrore,madje as qe kane ide te tilla.
    por ne sumicen e rasteve bejnë personat qe ju kane mohuar shume her te drejtat nga nje administrat dhe shteti.psh.gabime medicine ku vuan nga semundje te renda kronike bakteriene e parazitere te tmerrshme dhe abuzuar nga dr,dhe ne tretman krejte kunder semudjes,dhe semundje kalon deri e pa durushme,dhe bejnë akte dhune e terrore gjithashtu,per tu hakmarr ne shtet e kigjet e tij,çka smundet ta liftoj shtetin,e bejn ne dhune e vrasje terrore ne njerzim.
    flas vetem per ata qe nuk kane te bejne me terrore islamike.
    a,gabime medikale ne diagnostik ka me dhjetra minra ne vite.
    nje gazete kame lexuar para 13 viteve ne milano gjate nje vizite ne itali,ku thojnë,se deri ne 18-20 mi gabime te renda e fatale qe behen nga dr ne itali.
    edhe franca ka fole se behen afro 20 mi gabime medikale ne diagnkstik.
    a,vetem zvicra e poshter qe fsheh e maskon te gjitha dhe nuk flasin per errore apo terrore medikale.
    para viteve 90-93 jane kontaminuar 3500 deri 7000 persona me transfuzion gjak me hepatit -c,nga gabimet medikale dhe ka pas gjykime,por vktimat mbeten viktima dhe dr kinse u arsytuan.
    a zvicra e fsheh te gjitha.
    e theme kete se njef ne detaje te holla medicinen dhe sekretet e saj.
    nje dite te mire per te gjithe pdrsonelin e gazetes Lapsi.

  3. Edhe kur ka thirrje – Allahu Akbar – para akteve terroriste, mediat legene te pseudo-liberalizmit nxitojne ti quajne ” te semure psiqike” kur te semuret e vertete psiqike jane politikanet e qelbur me Merkel ne krye qe i kane sjelle mbare Europes “te semure psiqike” pa dogane nen petkun e shoqerive te hapura ku jane bere qytetare europiane afrikanet dhe akoma jo shqiptaret qe jane europiane autoktone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *