• |
ide | kryesore

Vazhdon masakra mjedisore në Mat

Lajme, Të fundit



Ndonëse e ndaluar me ligj, këto kamionë vijojnë të marrin inerte nga shtrati i lumit Mat, në zonën e Milotit. Këto pamje janë xhiruar nga banorë të zonës të shtunën.

Një kamion transporton i pashqetësuar inertet në rrugën kombëtare Milot – Lezhe, duke kaluar në rreth –rrotullimin e Milotit ku thuajse gjithmonë qëndron një patrulle policie.

Ndërsa filmimet e xhiruara te dielën nga Tv Klan tregojnë se shtrati i lumit vijon te shfrytëzohet, nga individë apo kompani abuzuese. Gjurmët  e gërryerjes janë dëshmi e masakrës dhe tjetër provë e shqetësimit të ngritur nga banoret që dërguan në redaksi filmimet amatore.

Drejtoria e Politikave te Baseneve Ujore në Ministrinë e Mjedisit thotë se nuk ka dhënë leje për shfrytëzimin e inerteve apo ndërhyrjen në basenin e lumit, përveç rasteve kur behet fjale për rehabilitimin e shtratit te tij.

Megjithatë, shkatërrimi vazhdon. Tv Klan e ka trajtuar edhe here te tjera këtë çështje. Është një operacion tërësisht klandestin i atyre që shfrytëzojnë inertet, që nga gërryerja e lumit deri tek transporti.

Shiheni kamionin që i transporton. Nuk ka as targa dhe nuk zbaton asnjë rregull sigurie. Rimorkio e tij është e pambuluar dhe gurët mund të bien e të godasin makina të tjera.

Në këtë mënyrë, ai përben një rrezik për sigurinë rrugore. E megjithatë nuk ndalohet nga policia, nga ajo e rendit apo rrugorja, qe e patrullojnë më së shumti këtë rrugë për të ndëshkuar shkelësit e qarkullimit. /klan



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *