• |
ide | kryesore

5 arsyet/ BE e tmerruar nga Viktor Orban

F1, Kryesore, Planet



Viktor Orban fitoi bindshëm në zgjedhjet e përgjithshme të Hungarisë, duke siguruar një mandat të tretë për kryeministër. Rezultati do të trondisë të gjithë Bashkimin Europian, pasi udhëheqësi populist do të vazhdojë të ndjekë vizionin e tij nacionalist.

Orban ka qenë prej kohësh një gjemb për Brukselin, dhe me sigurimin e këtij mandati, pritet që të vazhdojë të godasë politikat e imigracionit, OJQ-të, dhe të sfidojë integrimin në BE.
Orban është përplasur disa herë me Komisionin Europian, duke kundërshtuar planet për shpërndarjen e emigrantëve rreth vendeve të BE-së.

Në fjalën e tij pas fitores, Orban tha se ky rezultat i jep atij mundësinë për të ‘mbrojtur Hungarinë’.

Duke pasur parasysh historinë midis Orban dhe BE-së, ka gjasa të mos ketë shumë festime në Bruksel për rizgjedhjen e kryeministrin hungarez. Këtu janë pesë arsye pse udhëheqësit e bllokut mund t’i zërë paniku.

  1. Super shumicë

Partia e ekstremit të djathtë e Viktor Orban, Fidesz, pritet të sigurojë 133 nga 199 vende në parlamentin hungarez.

Dy të tretat, pra ‘super shumica’ i japin Orbanit shans për politika të guximshme që prej kohësh e kanë përplasur me BE-në. Politika që godasin shoqërinë civile, mediat dhe gjykatat.

Polonia e shqetësoi Brukselin kur liderët e saj njoftuan ndryshime gjithëpërfshirëse në sistemin gjyqësor të vendit.

Komisioni kërcënoi me vendosje sanksionesh ndaj Varshavës.

  1. Një mesazh direkt për Brukselin

Në fjalimin e fitores, Orban i dërgoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë Brukselit që kërkonte ndryshime në BE.

Duke pretenduar se nuk është anti-BE, lideri hungarez u shpreh se kontinenti është ‘i sëmurë’.

“Ne duam të vëmë gishtin mbi sëmundjen e këtij kontinenti.

Ne nuk duam të jemi kundër Europës dhe BE-së, por duam që Europa dhe BE-ja të jenë të fuqishme bashkë. Por, para se të arrijmë në atë pikë, duhet të tregohemi të sinqertë për çfarë na dëmton” – u shpreh Viktor Orban.

  1. Aleat i Vladimir Putinit

Vladimir Putin rrallë herë bën udhëtime në vendet e BE-së, por një nga destinacionet e fundit të tij ishte Hungaria.

Në një kohë kur Moska po mbahet nën vëzhgim të rreptë për përfshirjen e saj në helmimin e një ish-spiuni rus në Britaninë e Madhe, Viktor Orban është një nga mbështetësit më të mëdhenj brenda BE-së të Presidentit rus.

Dimitri Trenin, drejtor i ‘Moscow Carnegie Centre’ tha: “Budapesti është një nga të paktat kryeqytete ku Presidenti Putin mund të ndihet rehat, të takojë dikë që ndan të njëjtat pikëpamje mbi botën”. 

  1. Një projekt populist

Fushata e Viktor Orban paraqiti një plan për udhëheqësit e tjerë populistë që duan të shkundin zgjedhjet e përgjithshme të vendeve të tyre.

Partitë anti-establishment në Francë dhe Poloni e kanë mbështetur rezultatin në Hungari që tani. Me shumë mundësi, këto parti do të përdorin taktikat zgjedhore të Orban në vendet e tyre.

Marine Le Pen tha: “Një fitore e madhe dhe e qartë për Viktor Orban në Hungari. Ndryshimi i vlerave dhe imigracioni masiv i BE-së u refuzua sërish”. 

Në mars, qeveria hungareze përdori të njëjtën foto kontraverse të përdorur në posterin e quajtur “Pika e thyerjes” që publikoi UKIP (partia e pavarësisë në Britaninë e Madhe), në Britani.

(Shënim i lapsi.al: Posteri ‘Breaking Point’ u përdor nga UKIP dhe lideri i saj Nigel Farage për të treguar se BE-ja ka zhgënjyer Britaninë me politikat e saj që presin emigrantët)

Në Hungari, ky poster u publikua në Facebook dhe u shoqërua me shënimin: “Fushata informative e qeverisë mbi migracionin fillon një fazë të re.

Qeveria do të theksojë faktin se udhëzimet e OKB-së do të lejojnë më shumë emigrantë në vend.

Ne mendojmë se emigracioni përbën një seri risqesh, prandaj edhe duhet ndalur”.

  1. Brukseli dështon

Nga akuzat për shpërdorim të fondeve të BE-së, e deri tek kërcënimet për heqjen e të drejtave të votimit të Hungarisë, Brukseli do të përballet me katër vite të tjera konflikt të mundshëm më Viktor Orban.

Pavarësisht fjalëve të ashpra të zotit Orban, Budapesi ka përfituar rreth 34 miliardë euro nga Bashkimi Europian.

Agjencia anti-korrupsion në BE, OLAF, publikoi një raport në janar që pretendonte se një kompani në zotërim të dhëndrit të Viktor Orban ka marrë rregullisht shuma të mëdha nga fondet e BE-së.

Në rast se Brukseli vendos t’a godasë Hungarinë, mund t’i kërkojë t’i kthejë këto 34 miliardë euro fonde.

Udhëheqësit e BE-së gjithashtu mund të zgjedhin të përdorin si dënim Nenin 7, që parashikon kufizimin e të drejtave të votimit të Hungarisë.

Megjithatë, eurodeputeti Phlippe Lambert nuk e sheh të mundur që Brukseli të marrë masa të tilla.

“Nuk kam parë ndonjë vullnet të tillë poiltik.

Komisioni njoftoi se shpreson të punojë me qeverinë hungareze për shumë sfida të përbashkëta me të cilat përballemi.”

Express, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



10 Comments

  1. cili do ulleheqes kudo ne pushtet ,me cilado qellime qofte,ai qe te jet i sukseseshem eshte i detyruar ti pershtatet domosdoshmerive,duke ruajtur ekujlibrat paqen qe mendimi fjala dhe vepra tije te mos jete burim krimi por burim dobish ,e kundert nga kjo ,i njet nje furtune qe frun shum dhe ndalet shpejt por me kosto per te gjith

  2. nuk po tmerrohet nga komunistet e stalinit ,mao LIU ce dunit e popoviqirt siq jan derrat rama,ruqi xhafa e po tmerrohen nga nji urban.

  3. Viktor Orban eshte pasqyra ku politikanet e Brukselit dalin te shtremberuar!
    Viktor Orban nuk eshte antieuropian, eshte kunder politikave antieuropiane te BE!
    Viktor Orban ishte i pari qe ngriti mure mbrojtes kunder dyndjes klandestineve te ftuar nga plaka Merkel (qeshen atehere politikanet legene te Brukselit), por sot ato gardhet per tu mbrojtur nga klandestinet po i ndertojne te gjithe!
    Viktor Orban e tjere politikane ne Europen Lindore mbrojne integritetin e identitetin europian te vendeve te tyre e per kete arsye votohen nga populli
    Nen qeverisjen e Viktor Orban Hungaria ka rritje reale ekonomike (kete legenet e Brukselit nuk kane goje ta pranojne)!
    Politika anti-emigracion (kupto : anti-dyndje klandestinesh) e Viktor Orban eshte vullneti i popullit hungarez!
    Ka nje tregues qe shpreh qarte drejtesine e politikes se Viktor Orban mbi ate politike te coroditer te Brukselit!
    Ne Europen Lindore qe refuzon kembe refugjati e anonimi si refugjat, ka ZERO akte terroristesh islamike!
    Ne Europen Perendimore te pseudo-liberalizmit anarkik ku europian behet arabi, kinezi, siriani, afgani, terrori islamik i bartur pikerisht nga keta emisare terrori, ben kerdine dhe tmerron qytetaret europiane po aq sa perpjekjet qesharake te politikes alla-Merkel qe akteve terroriste islamike i jep certifikaten e “te semureve mendore”, kur te semuret e vertete mendore gjenden ne zyrat e Brukselit duke bere politike anti-europiane e duke u ankuar per Viktor Orban qe me politiken e tij e me fitoren e tij ne zgjedhje eshte vertet shembulli per tu ndjekur kudo ku Europen e duan Europe e jo Eurabi apo Eurazi.

    1. Nuk do te shtoja shume nga ato qe shpreh Ambasadori. Une votoj ketu ne Itali Lega te Matteo Salvinit,identike e Orbanit ku kam shumicen absolute te shokve te mi me pashaport italiane qe jane ne “kete rruge te drejte”. Kjo tip Europe eshte “e semure rende” dhe duhet kuruar nga ne populli e jo nga Brukseli dhe ne do ta bejme kete edhe ketu ne Itali. Boll na çan bythen afrikanet e te tjere te botes se madhe nuk ka vend per te gjithe sepse kane ngelur “zbuluar” femijet tane. Ciao!

      1. Paske rrjedhur fare, paske ikur per Lega/lesh. Po si mer “cervellone” sa here ka share shqiptaret dhe emigrantet e ndershem lega ke guximin te shkruash votoj nje trap si Salvini?! Sa shpejt paske harruar kur nen kryetarja e parlamentit(e leges) tha ne vitet 2000 lerini te ngordhin ne dete gomonet shqipare me emigrant.
        Ik pirdhu dhe ti nga italia, se nuk eshte vendi jot, duke qene se nuk je italian dhe pse paske nenshtetesine. Cope mishi!

  4. Pse BE ka frike nga Urban? Sepse te gjithe jane pjelle e Sorosit dhe dollareve te tij te mallkuar…BE te shohe ate sharlatanin dhe pijanecin Junker dhe JO- Urban te cilit populli Hungarez e voton per here te trete dhe shume bindshem. Kjo BE qe u ngrit si nje kundershtar i SHBA do te deshtoje dhe politikanet tane duhet te dijne te bejne politika per te krijuar vende pune dhe per rritjen e nivelit te jetese..A po seshte e vertete qe 6 muajt e fundit ska ngelur shqiptar pa vizituar Budapestin…Kjo eshte fale politikave te Urban dhe jo si te sharlataneve tane….

  5. Nje gje nuk kuptohet qendrimin politik te gazetes tuaj qe natyrisht eshte e lidhur me ata qe ju financojne.
    Pra cili eshte pozicioni juaj, pro perendimor apo pro lindor!?
    Apo ashtu si opozita nje qenie amorfe pa forme, trajte jeni edhe ju pa vizion per te ardhmen dhe prisni kocken e radhes per ta lepire.!?

  6. 1) bravo per fitoren 2) Hungaria ashtu si cekia eshte vendi tjeter qe eshte anti-establushment . 3) OLAF eshte nje zyre es cila kerkone te bej presion kunder Urbanit per vjedhje fondesh por me sa po shohim OLFIN se pjerdh njeri sepse se edhe ne ceki beri te njejten gje me kryeminsistein ceke per disa fonde por i rruajti lesht. Pastaj lind pyetja keta tw BE -se nuk e dinin se kush ishte ne kryet te ketyre ojf -ve qe marin fonde??! Thuaj qe jan vete zyrtaret e BE te korruptar. 4) vota pro urbanit nuk eshte vote kunder BE por eshtw vote e paster kunder kesaj kaste qe qeveris BE sepse duan ta denatyralizojne BE -ne .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *