• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Prokurori dhe gjyqtari morën para për të mbuluar vrasjen e burrit tim (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një denoncim të rëndë bën bashkëshortja e biznesmenit Agim Arapi, një vit pasi ai humbi jetën pasi u dhunua nga tre persona në supermarketin e tij në Durrës. Më 11 prillit 2017, u shoqëruan nga policia Jurgen Kurti (i cili u la më pas i lirë) dhe Kujtim dhe Konstandin Ekonomi të cilët u arrestuan. Kostandini u shpall i pafajshëm, ndërsa Kujtimi u dënua me 5 vite burg për vrasje nga pakujdesia.

Vjollca Arapi, dëshmitare okulare tha në “Fiks Fare” se gjatë këtij viti janë bërë hetime dhe gjykime, por autorët e vërtetë janë jashtë hekurave të burgut. Dhe, sipas saj, gjithçka ka qenë e stisur, pasi prokurorët dhe gjyqtarët kanë marrë lekë.

“Janë hedhur miliona lekë. Vritet me qepena të mbyllur dhe thonë që është vrasje nga pakujdesia. Dëshmia ime nuk u mor parasysh. Kishte dëshmi të rreme që i leverdiste edhe prokurorit edhe gjyqtarit. Kamerat e faktojnë një gjë të tillë. Në vrasje kanë marrë pjesë tre kriminelë. Pasi e vranë burrin tim, shkonin dhe e kontrollonin nëse vdiq apo është gjallë. Nuk kam besim te drejtësia” – vijon Vjollca.

“Kanë paguar prokurorin, gjyqtarin. Kam shumë prova. Pas 3 muajsh që Kostandin Ekonomi vrau burrin tim, del nga burgu i pafajshëm. Nuk ka mundësi që të mbyllësh qepenin dhe të thuash vrasje nga pakujdesia. Edhe sikur te dhunohej një banesë, dënohesh. Jo që të vrasësh. Kam kërkuar pushimin e vendimit të Kostandin Ekonomit me çfarë motivi e ka nxjerrë ky prokuror dhe i dha pafajësinë. Kjo është prova më e madhe. Se s’ka mundësi t’i japë pushim vendimi atij, unë s’kam marrë akoma vendim pushimi” – tregon Vjollca.

Më tej shton se kur iu vra burri, nga hetimet doli se vrasje ishte bërë me mjete të forta dhe prerëse. Por më pas dolën dy epikriza, ku në njërën prej tyre, doli që vdekja ishte bërë në spital. Ndërkohë, në raportin tjetër rezulton se bashkëshorti i saj ka vdekur nga zemra.

“Burri im po të kishte vdekur nga zemra do kishte vdekur aty, por ai vdiq në spital pas 30 minutash. Unë kam punuar vetë në spital dhe e di si mbyllen gjërat. Mjekësia i mbyll gjërat 7 pash nën dhe” – thotë Vjollca.

Fiks Fare transmetoi edhe pamjet e 3 kamerave të sigurisë, të instaluara në disa biznese në Durrës. (video poshte nis ne minuten 8.00)

https://www.youtube.com/watch?v=pFqdT5RxHxY&feature=player_embedded



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *