• |
ide | kryesore

Ish deputetja e PD-së akuza Adriatik Llallës: Nga varfanjak, në miliarder, duroni dhe do shikoni…

Lajme, Të fundit



“Duroni dhe do shikoni se ku e kishin çuar Prokurorinë, Llalla, Fusha, Troci e të tjerë prokurorë që nga varfanjakë u shndërruan në grabitqarë e miliarderë”.

Kështu shprehet ish-deputetja e PD-se, Albina Deda, e afërme e familjes së Prokurores së Përgjithshme, teksa flet per zhvillimet me te fundit ne vend.

Pyetur nga “Panorama” se muajt e fundit nga organi i Prokurorisë ka vetëm akuza dhe procedime për përfaqësuesit e opozitës dhe nese po tregohet e drejtë në vendimmarrjen e saj, Kryeprokurorja Marku, Deda dha kete pergjigje:

“Ju thashë konsideratën time. Arta Marku ka ngjallur një shpresë në kënetën korruptive të një organi, i cili nga gardian i ligjit ishte shndërruar në ortak të krimit.

Duroni dhe do shikoni se ku e kishin çuar Prokurorinë, Llalla, Fusha, Troci e të tjerë prokurorë që nga varfanjakë u shndërruan në grabitqarë e miliarderë.

Një pjesë të parave të pista, ata po i përdorin sot për të denigruar Arta Markun, e cila nuk ka asnjë tagër ligjor nga ato që e akuzojnë.

Mos u habisni, se krimi e përdor dhe politikën. Por po afron dita e së vërtetës”.



6 Comments

  1. Basha i PD dhe shoket e tij, donin ta mbanin LLallen, se ka bere pune te mire thoshin!!
    Kete beri PD dhe LSI kur paten shtetin ne dore, kush ishte neper poste u bene grbitqaret e shtetit dhe miljonere, kurse shumica e popullit te thjeshte ngelen emigrante ose duke kerkuar azile neper evrope..
    TURP te kene ndyresirat qe shkaterruan shtetin, lane popullin rrugave dhe qe futen mentalitetin e vjedhjes kudo ne shtet.
    1 gjilpere te bente infermjerja donte 2 mije lekeshin, 1 certifikate te nxirrje donte 10.000 lekeshin ajo te gjendja civile, se vjen nga perendimi ti me thoshte.
    Brova dhe urime per punen qe po ben qeveria e tanishme e Rames, po i spastron kalbesirat e qeverise se kaluar dhe po fut rrespektin dhe mentalitetin e punes se ndershme.
    (Leri qent te lefin rruges se nuk ngopen ata kurre )

    1. Shko pi ilaçet e QORRLLËKUT o të plaçin sytë që nuk ke parë gjë akoma.
      Ose mos pi shumë se ta merr me mavi.

  2. U befasova, me ne fund perfaqesuesit e PD po i del gjumi. Qe Llalla eshte nje kokra e hajdutit e dinin dhe qente e katundit, por PD zbzante. Hajdutet mbronin hajdutet!Te shpresojme se mos na nevrikoset Sala me zonjen ne fjale! PD ka shprese po u distancua nga horat e vet qe per dreq jane shume!

  3. Prokurore e zgjedhur per faqe te zeze, ne shkelje ttegjitha rregullave kushtetuore,por aftesia, e pavaresia e saj diskutohet pasi vendi i punes nga kjo zonje,, duhet te tregohet me zbatim te ligjit e kushtetutes.C;far ka bere zonja, me qe po na e ben ligjin ,/? Thoni ndonje arrestim te drogmeni bos, ose te kapove? Na thoni ndonje shtetarapo dhe kapo shtetar qe ka proceduar kjo prokurore, kur kontrolli i larte i shtetit ka nxjerre miliona leke te vjedhur e shperdoruar nga qeveria? Po per koncesionet, doganen, e vjedhjen e taksave te popullit, a e sheh kjo zbatuese e ligjit, apo ben seleksionime, e vepro me urdher te qeverise e ministrit te P? mbrendeshme.Drejtesine, e prokurorine e ka marre lumi , per popullin , a ndersa per keta rilindas qelbesira ligji ne veprim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *