• |
ide | kryesore

Ish i dashuri i Era Istrefit i jep puthje Oriola Marashit (Foto)

Paparazzi, Slider



Duket se lidhjen me këngëtaren Era Istrefi, menaxheri i njohur nga Kosova, Faton Shoshi, e ka hedhur pas krahëve, edhe pse u fol për një ribashkim të mundshëm para një muaji. Për median, ai deklaroi se ata kurrë nuk ishin shkëputur nga njëri- tjetri dhe se pas ndarjes ruanin marrëdhënie miqësore.

Fotografët e Kosovës i kapën në një lokal të Prishtinës, por pas asaj kafeje, nuk u fol për takim tjetër, apo ndonjë bashkëpunim i mundshëm në muzikë. E pas shkëputjes së raporteve të punës si menaxher i saj ashtu dhe si i dashur, ish-i i këngëtares shqiptare është fotografuar pranë një tjetër vajze nga Tirana.

Lajmi.net ka siguruar një fotografi ku Shoshi shihet duke puthur me përzemërsi, modelen Oriola Marashi, ndërsa ndodheshin në një darkë “high class” në Prishtinë. Sipas burimeve, ata u sollën si një çift i vërtetë në atë mbrëmje, edhe pse nuk e kanë konfirmuar ende këtë lajm.

Ishte Fatoni ai që bëri të mundur lidhjen e kontratës 1.5 milionë dollarë me “Sony” dhe “Ultramusic”, kontratë që i hapi dyert e karrierës Erës në botë. Më pas, mosmarrëveshjet për projektet e tjera muzikore u bënë shkas që ata ta ndërprisnin bashkëpunimin, njëkohësisht dhe lidhjen e dashurisë. Pas ndarjes, Fatoni u pa në SHBA në shoqërinë e femrave të bukura mes të cilave, Vildane Zenelin, Bleona Qeretin apo Anxhelina Hadërgjonaj.

Edhe pse mediat aludonin për afrimitet me ndonjërën prej tyre, askush s’e priste që të shfaqej krah Oriola Marashit, me të cilën nuk ishte fotografuar ndonjëherë. Po kush është Oriola, vajza që komentohet për pozat seksi si fotomodele dhe deklaratat e forta në “Instagram” për lirinë e femrës? Mjaftoi një foto topless e postuar nga Oriola Marashi në faqen e saj në “Instagram”, që ajo të zbulonte natyrën e saj rebele.

Pasi ndjekësit shpërthyen në ofendime, nuk vonoi shumë dhe modelja reagoi duke thënë se nuk lejon askënd ta gjykojë, sepse askush nuk i paguan faturat e saj dhe nuk është e detyruar t’i japë llogari askujt. ”Jam femër e lirë. Kur të më vijë mosha për burrë, do ta mbaj edhe me muhabet, edhe te dhoma e gjumit, do ia bëj edhe mëngjesin”, përfundoi Oriola. Sopranoja luajti të dashurën e aktorit nga Maqedonia, Blerim Destani, në puntatën e fundit të vitit në “Xing me Ermalin”. Ajo u shpreh se Blerimi do të ishte burri i saj i ardhshëm, ndërkohë që flitej për një lidhje me reperin e OTR-së, Varrosin.



1 Comment

  1. Para se te shklyhej rrugve e te therrej neper kirurg si hidhte njeri qurret ksaj malokes.Dhe mo na justifikoni kto lakuriqsit me “feminizem-te qenit e lir” se esht thjesht nje tentativ e deshtuar e nje baxhelle qe do te mbuloi kurverimin e vet me te cilen terheq vemendje(se ashtu i pelqe jo nga halli)
    Gje te re na that ju per Fatonin,kte kush e di per sa orgji e kan aty ke otr ,na knaqet tgjith ju tu u bo kengtare nga hici hahahahaha na shkrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *