• |
ide | kryesore

Pamje tronditëse/ Tre të vdekur në aksidentin tragjik në Tepelenë

Kryesore

Një aksident i rëndë me tre viktima ndodhi në orët e para të mëngjesit në rrugën nga Tepelena në Levan. Një mjet tip Suzuki ku udhëtonin 4 persona doli nga rruga dhe ra në kanalin me ujë në anë të rrugës.

Për pasojë tre udhëtarë, një grua dhe dy burra humbën jetën si pasojë e përplasjes. Mësohet se viktimat janë Fisnik dhe Agustin Murataj, dy kushërinj dhe e fejuara e Fisnikut, një vajzë me origjinë franceze e quajtur Ansia dhe që jetonte me dy viktimat në Greqi.


Mësohet se viktimat ktheheshin nga një dasëm dhe drejtuesi i mjetit është përpjekur të shmangë një gropë në rrugë, kur makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Lapsi.al ka sjellë disa pamje nga vendi i ngjarjes, ku duket momenti i nxjerrjes së mjetit nga kanali dhe momenti i nxjerrjes së një prej trupave nga makina.

Operacioni për nxjerrjen e trupave ka qenë i vështirë. Mendohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e mjetit, ndërsa i vetmi person i shpëtuar nga aksidenti ka qenë i traumatizuar dhe është dërguar në spital.

3 Comments

  1. Pse nxirrni.keto pamje te tmerrshme.o lapsi, ka mbetur me etike e respekt ne kete vend? Ku eshte interesi publik te shohin njerezit trupin e asaj te shkretes, eshte krejtesisht e papranueshme. Sinqerisht, kjo lloj gazetarie klikimesh po na ben t’ju urrejme. Shto ketu edhe llumin e komenteve te monstrave pa shpirt, qe edhe ne kesi lajmesh do fusin politiken..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu