• |
ide | kryesore

Protesta kundër TVSH, zbulohen zonat ku do mbyllen dyqanet

Lajme, Të fundit



Ditën e nesërme biznesi i vogël dhe i mesëm në kryeqytet në shenjë proteste kundër skemës së TVSH-së, do të mbyllin qepenat.

Raportohet se bizneset do të protestojnë në disa pika, duke nisur nga tregu çam, medreseja, tregu elektrik, tregu ushqimor, dyqanet tek rruga e Durrësi dhe e Kavajës.

Burime nga mbledhja e PD zbuluan dhe bashkëbisedimin e Lulzim Bashës sot me deputetët në mbledhjen e grupit.

“Qytetarët mendojnë se presioni duhet zgjeruar, sepse ka patur impakt të madh pas protestës së të enjtes.”, mësohet të jetë shprehur Basha. Ndërkohë, të njëjtat burime theksojnë se në vazhdën e protestave, është menduar që brenda kësaj jave të këtë bllokim rrugësh në kryeqytet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *