• |
ide | kryesore

LSI po sillet si parti e kapur

2, Ide



Monika Kryemadhi ka përsëritur brenda pak javëve të njëjtin qëndrim, të padenjë për një opozitare, kur i është dashur të përgjigjet për Erion Velinë. Në “5 pyetje nga Babaramo” ajo i ka qarë hallin kreut aktual të bashkisë se Rama po kërkon t’ia fusë, se ai nuk e duron dot suksesin e “lalit” në Tiranë, se ai nuk do e kandidojë më për postin aq të lakmuar në krye të bashkisë më të pasur të vendit.

Lexo me tej:

Habit Monika Kryemadhi. Vetëm ajo e sheh lali Erin si viktimë të Ramës

Çdo dëgjues opozitar, që do të refuzonte t’i interpretonte këto deklarata si diversione banale të denja për politikën e fillim viteve ’90, me siguri që do t’i bënte pyetjen vetes: po çfarë e keqeje na gjen nëse Veliaj largohet?

A do të ishte një humbje e madhe për kryeqytetasit nëse njeriu që akuzohet se manipuloi dosjen e vdekjes së Ardit Gjoklajt, njeriu që ka dorë direkt në mbylljen e emisioneve investigative, njeriu që ka blerë pjesën më të madhe të mediave vendase, njeriu që ka dhënë 200 leje ndërtimi ndërkohë kur dihet se çfarë premtoi, njeriu që i ka vjedhur këshilltarët edhe vetë LSI-së, nuk do të kishte një mandat të dytë?

Së paku opozitarët nuk duhet të kishin dilema për këtë.

Por, Monika Kryemadhi e bëri, dhe kjo nuk është një rastësi. Fakti se ajo iu shmang pyetjes për mbajtjen me hatër që LSI po i bën Veliajt, nuk ka të bëjë as me amatorizëm politik, as me provokime të rëndomta brenda shumicës.

Sepse kjo nuk është “gafa” e parë e kryetares së partisë së Ilir Metës. Edhe në “Real Story” të Sokol Ballës, ajo u shpreh se kalemendej 50% me 50% për të mbështetur një kandidim të ri të Veliajt në Tiranë. Menjëherë pas saj, në të njëjtin emision u shfaq dhe kryebashkiaku i cili s’gjeti përgjigje më të mirë për të dhënë sesa të thotë me të drejtë: “medoni sa vlerë ka puna ime, sa edhe opozita është e gatshme të më mbështesë”.

Dhe pas kësaj shfaqeje gjithësecili ka të drejtë të pyesë: pse po luhet ky teatër? Çfarë na intereson më shumë, kulisat që Rama apo Veliaj kurdisin ndaj njëri- tjetrit, apo një qëndrim konseguent dhe parimor ndaj të dyve? Çfarë i volit më tepër publikut, një diversion vulgar për të krijuar të çara mes tyre, apo denoncimi i të vërtetës lakuriq? Si bëhet më e besueshme një opozitë: duke na treguar shembujt se Rama dhe Veliaj duhen ndëshkuar po njësoj (tek shkatërrimi i Tiranës, tek prishja e teatrit, tek stadiumi me kullë, tek lejet për grataçelat, tek lehtësimi fiskal për disa klientë të të dyve, tek inceneratorët e djegies së plehrave), apo duke i fryrë fabulës së shpikur të rivalitetit mes tyre?

Natyrisht edhe në LSI e kanë përgjigjen për këto dilema. Edhe aty e dinë se një opozitë reale, e besueshme dhe e vërtetë fiton më shumë pikë sesa ajo që përpiqet të luajë në kulisa.

Por, flirtimi i turpshëm me Erion Velinë, i përsëritur nga Kryemadhi, është rasti më flagrant që ngre dyshime për sinqeritetin opozitar të partisë së saj. Ky ambiguitet i turpshëm tregon dy gjëra: ose se pavarësisht çizmeve, fjalorit dhe përbetimeve për djegien e shtëpisë së Surrelit, ajo nuk beson tek një opozitë ballore, ose, në të kundërt, ajo ka ende nostalgji për kohën e tepsisë dhe për këtë arsye vazhdon të koketojë me segmente të rëndësishme të qeverisjes.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Nuk e ka hallin tend Monika o bushat.Ti e ke te paracaktuar interesin dhe padronin qe te financon,sot njerin neser tjetrin.Monikes dhe partise se saje po i shembet toka nen kembe.Shumica dermuese e shqiptareve nuk i hane berllogjet propagandistike qe i servojne qyftat .Ata jane me te menqur se sa i pandehni ju,kete e deshmon edhe largimi i qindera keshilltareve te LSI-se dhe bashkimi me PS-ne.Shqiptaret nuk i besojne Lul genjeshtarit fare.Salihu eshte vetem nje kufome politike.Ata qe largohen nga LSI nuk po i bashkohen PD-se por PS-se e kjo don te thote se neqoftese vazhdohet me flirtim me PD-ne Monika dhe Vasili do mbesin pa anetaresi sepse ka shenja te qarta se edhe tashme shume deputet te kesaj partie nuk pajtohen te jene instrumente te genjeshtareve dhe hajnave te PD-se.

    1. Ka psistë, pdistë, lsistë e ish lsiste, por ka edhe kanabistë që lënë kokën për kapomafien e tyre të drogës, e ky “ish” lsisti që komenton këtu, më duket se i përket kësaj kategorie.

      1. o bushat……masturbohu sa te duash, duke share Lali Erin si fallc, hipokrit, i urryer……etj etj,,,,, keto pasione mashkull-mashkull i keni ju analistet mes njeri-tjetrit………….populli shikon qe ne vetem 1 mandat ne Tirane jane bere PUNE sa per 15 vjet!!! prandaj mos shani kot me kot, por perpiquni te gjeni nje kandidat nga opozita qe te jete me i mire!!! e gjeni dot? boll me derr derr!!!!

        1. Lali Eri ne fakt vetem nje pune e ka bere sa per 15 vjet e me shume, Rrenat nate per nate e dit per dite neper kronika te stisura TV dhe ne deklarime si :
          1 – Kam bere 2 dasmat me nga 600 te ftuar me…pensionin e mami!
          2 – Kam shitur fiq me pare!
          dhe natyrisht qershia mbi torte “Kane abortuar foshnjen e Griseldes se Roshit Kavajes” (kur Griselda nuk ish fare shtatzene), por kjo nuk ka rendesi, Lali Eri e ben dhe priftin me barre…
          ky eshte Lali Eri, kokrra rrenacakut qe si dordolec del me nje lopate ne dore e kujton se mashtron njeri duke filmuar nje peme te mbjelle 10 here.

        2. Një gënjeshtari patollogjik, çfardo që të propogandojë për veten e tij, kija frikën se e ka veç me hile punën e tij.
          Sa për ate se cili kandidat mund të përballet me Lali Erin, unë do të thoja qe shqiptarët të kondidojnë si kryebashkiakë, si të majte ashtu edhe të djathte, ate politikan që gënjen më pak, e kjo ështe lehtësisht e verifikueshme sepse politikanëve ju dalin publikisht gënjeshtrat e tyre.

  2. Nese Monika qe nuk ja pertoi ti gjuante me cizme Ram kaqolit, del e perkrah deri diku Lalke Erionken atehere qenka fakt se mes Lalke Erionkes dhe Ram kaqolit ka divergjenca. Te presim e te shohim, ne kete qeverisje mizerje ku varferia e shtuar quhet “rritje ekonomike”, gjithcka mund te ndodhe. Ato largimet e ca LSI-steve drejt PS shpjegohen me faktin se nuk jane mesuar te rrijne ne opozite dhe se duan te jene perhere ne tepsi. Justifikimi se “largohen te indinjuar nga financimet ruse per PD” eshte stisja me qesharake e mundeshme.

  3. Kushedi ku e ka hallin Bucja mbretereshe nga kombinati,e kujt i plasi suma se kush zgjidhet apo kjo hajdute-politikane ka hall ti nderseje apo do ndonje pallat per vehte? Nje brumatrice me nevojtore qe mjel cdo dite popullin,kjo eshte familja Meta .

  4. një shkrimi i bukur,por gjithsesi i mbetur në atë që po akuzon dhe vetë monën me burr president!!
    këtu po flitet për shqipërinë dhe politikën që bëhet brënda saj!!
    pyetja time do të ishte e tillë:
    nëse kemi një shumicë që drejton shtetin,ka pushtetin,të papëgjegjëshme!?
    a ja vlen të mbështesim këtë “opozitë” që vetëm me përgjegjshmërinë nuk ka lidhje??
    nëse rama e ka për herë të parë pushtetin në dorë dhe po e bën mut!?
    atëherë si mund të kërkojmë ardhjen e këtyre që e kanë pasur pushtetin disa herë dhe mutin e kanë bërë MULLAR??
    nuk e di se ku e gjen moralin,por mbi të gjitha llogjikën,si bushati dhe shumë të tjerë si ai,që të kërkojnë dorheqjen,largimin, e qeveritarit që i ka bërë mutin qeverisjes së tij,për ta zëvëndësuar me ish qeveritarë që jo vetëm e kanë bërë mutin mullar,me qeverisjet e tyre,por dhe i kanë vënë disa herë zjarrin shqipërisë!!
    bushat,të kam mbështetur disa herë për shkrimet e tua,por asnjëherë nuk mund të të mbështes për të sjllë në pushtet berishën dhe ata që e mbështesin atë!!
    rama është me të vërtetë një i sëmurë psiqik për pushtet!një megalloman i pashoq!një lamash përfitues i paparë,por të kërkosh ta zëvëndësosh me berish e kompani!?
    duhet të jesh po aq idiot sa rama,minimumi,në mos më shumë!!
    përse nuk hapni front të ri,përse nuk mbështesni opozitë të re,përse nuk përpiqeni të propagandoni një opozitë të re dhe të saktë??
    ju nuk e doni një gjë të tillë!!juve nuk ju intereson një gjë e tillë!
    dhe në momentet e rralla,jashtëzakonisht të rralla kur paraqitet ndonjë shkëndijë e re politike!?
    ju e shkatërroni atë!!
    thjeshtë për të mbrojtur këtë statuskuo!
    thjesht për të mbrojtur interesat tuaja!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *