• |
ide | kryesore

FOTO/ Plas sherri në protestën kundër TVSH-së, Braimllari: Ndërhyra unë, situata drejt konfliktit fizik

Lajme, Të fundit



Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka sqaruar incidentin ku u bë pjesë gjatë mbështetjes që ai dhe deputetë të tjerë të opozitës po i bëjnë protestës së bizneseve të vogla, që kanë mbyllur sot qepenat për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e TVSH-së.

Duke iu referuar fotove të shkrepura nga LSA-ja, deputeti sqaron se në treg gjatë diskutimeve ka pasur një përplasje mes dy tregtarëve, ndërsa ai më i riu në moshë e ka tejkaluar masën duke e ofenduar tregtarin tjetër. Për të mos lejuar përplasjen fizike, deputeti thotë se e ka parë të arsyeshme të ndërhyjë.

Në atë moment ndërhyra unë. Nuk doja që situata të precipitonte në një konflikt fizik. Ishte i papranueshëm fjalori i tregtarit. Kishte edhe deputetë të tjerë që nuk u përfshinë nga frika se mos i kapnin kamerat”,- thotë Braimllari për “BalkanWeb”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *