• |
ide | kryesore

Vrasje në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë raportohet në këto momente në Tiranë.

Një i ri është vrarë me armë zjarri në zonën e ish-Kinostudios pranë një karburanti.

Nga burime në vendin e ngjarjes thuhet se viktima është një 28-vjeçar i identifikuar si Marjo Majollari, banues në këtë lagje.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.

Policia thotë se rreth orës 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi Marjo Malollari, 28 vjeç.

“Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.

Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes” – thuhet në reagimin e policisë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Keta qe te vrasine zhduken, keta duhet policiaqe te beje punen ,,e jo te arrestje popullin protestues, sepse ne bote ka shume shembuj te protestave, e jo e lagu,, jo se lagu, ka leje, ska leje, athua se jemi perfekt nete gjitha me ligjin e rregullin e per protestuesit na qenka e gateshme kjo polici per ti arrestuar. Kesaj i thone qe (KM) policine qe e dua une…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *