• |
ide | kryesore

LETRA/ Eurodeputetët kreut të PE-së: Dënojmë fushatën denigruese kundër muxhahedinëve në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Agjencia “EuReporter” shkruan sot se 32 deputetë të Parlamentit Europianë kanë shprehur shqetësimin për luftën që regjimi iranian po i bën opozitës demokratike (MEK), anëtarët e së cilës jetojnë në Shqipëri. Në një letër drejtuar kreut të PE, Antonio Tajani eurodeputetët dënojnë gjithashtu një takim që ishte planifikuar të mbahej në ambientet e këtij parlamenti kundër organizatës MEK.

LETRA E PLOTE

Protestat mbarëkombëtare në Iran këtë vit e kanë tronditur vendin. Muajin e kaluar rreth 200 deputetë nënshkruan një deklaratë të përbashkët në mbështetje të kryengritjes. Udhëheqësit kryesorë dhe zyrtarët e lartë të regjimit janë ankuar për rolin e opozitës kryesore të PMOI (ose MEK) në këtë kryengritje.

“Republika Islamike e Iranit” ka shtuar aktivitetet e saj kundër kësaj lëvizjeje opozitare, veçanërisht duke nisur një fushatë masive të keqinformimit për të demonizuar disidentët iranianë që tani jetojnë në Shqipëri. Regjimi iranian është vërtet i inatosur për transferimin e sigurtë të rreth 3000 anëtarëve të opozitës demokratike iraniane nga Iraku në Shqipëri para një viti.

Shumë deputetë nga grupe të ndryshme politike kanë ndjekur në mënyrë aktive dhe kanë mbështetur transferimin e sigurt të këtyre refugjatëve nga Iraku, ku ata gjendeshin nën sulme të përsëritura.

Parlamenti Evropian ka miratuar disa rezoluta që kërkojnë ruajtjen e të drejtave të tyre humanitare. Pas kësaj zhvendosjeje, regjimi iranian e ka përqëndruar vëmendjen në shtëpinë e tyre të re në Shqipëri.

Kështu, ne u tronditëm kur mësuam për një takim që do të mbahej më 10 prill në Parlamentin Europian me titull “Kërcënimi Mojahedin-E Khalq (MEK) në Shqipëri” me pjesëmarrjen e disa agjentëve dhe lobistëve të njohur të regjimit. Lajmi i këtij takimi është publikuar në disa faqe interneti të lidhura me Ministrinë iraniane të Inteligjencës (MOIS). Një nga folësit është shtetasja britanike me emrin Anne Singleton (Khodabandeh), e cila sipas një raporti të Bibliotekës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara është rekrutuar nga MOIS me objektivin e vetëm për të demonizuar MEK.

Në vitin 2011, Singleton bëri disa udhëtime në Irak për të përhapur keqinformime kundër refugjatëve të opozitës iraniane që u përdorën nga regjimi iranian për të justifikuar sulmet e dhunshme të orkestruara në Irak, gjë që çoi në vdekjen e shumë refugjatëve të pambrojtur në kampet Ashraf dhe Liberty. Asaj më parë i ishte mohuar hyrja në Shtetet e Bashkuara, si ju mohua mbajtja e ngjarjeve të ngjashme në Parlamentin Britanik. Ne shprehim shumë keqardhje që ky takim me folës të  tillë po ndodh në parlamentin tonë dhe dënojmë me forcë fushatën e keqinformimit të regjimit iranian kundër opozitës demokratike iraniane.

Nënshkruesit e letrës drejtuar kreut të PE, Antonio Tajani janë:

Eduard KUKAN, EPP, SK

Gerard DEPREZ, ALDE, BE

Tunne KELAM, EPP, EE

Pavel TELICKA, Vice President

Jude KIRTON-DARLING, S&D, UK

Heinz K. BECKER, EPP, AT

Lars ADAKTUSSON, EPP, SE

Beatriz BECERRA, ALDE, ES

Louis MICHEL, ALDE, BE

Anthea MCINTYRE, ECR, UK

Anna FOTYGA, ECR, PL

Julie WARD, S&D, UK

Marian HARKIN, ALDE, IE

Svetoslav MALINOV, EPP, BG

Richard ASHËORTH, ECR, UK

Emma MCCLARKIN, ECR, UK

Stanislav POLCAK, EPP, CZ

Jim NICHOLSON, ECR, UK

Péter NIEDERMÜLLER, S&D, HU

Jozo RADOŠ, ALDE, HR

Frederique RIES, ALDE, BE

Robert ROCHEFORT, ALDE, FR

Petri SARVAMAA, EPP, FI

Jaromír ŠTETINA, EPP, CZ

Ivan STEFANEC, EPP, SK

Patricija ŠULIN, EPP, SI

Hilde VAUTMANS, ALDE, BE

Jan ZAHRADIL, ECR, CZ

Tomáš ZDECHOVSKÝ, EPP, CZ

Milan ZVER, EPP, SI

Anna ZABORSKA, EPP, SK

Jose BOVE, GREENS, FR



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *