• |
ide | kryesore

Mediat në Prishtinë: Shpend Ahmeti në spital për të hequr kilet e tepërta…

Lajme, Të fundit



Portali i sekretarit të AKR-së, Rrahim Pacollit, ka zbuluar se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vendosur para pak ditësh të vizitojë njërin nga spitalet më të mira në shtetin e Belgjikës, ku do të trajtohej nga kirurg të njohur për të larguar kilet e tepërta. Para disa ditësh është raportuar se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kishte udhëtuar jashtë vendit për të marrë trajtim mjekësor pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndër të tjera, thuhej se i pari i kryeqytetit nuk dihet çfarë problemi ka, mirëpo ai ka zgjedhur që kontrollet e tij t’i bëjë në një nga spitalet e huaja. Por, arbresh.info mëson se Ahmeti në njërin nga spitalet e Belgjikës u trajtua për humbje peshe. Ai ka shkuar për të larguar dhjamin e tepërt nga trupi, pasi kohëve të fundit kishte filluar ti pengonte jashtë mase”, ka thënë ky burim për arbresh.info. Pas një mungese gati 3 javore në skenën politike, Ahmeti sot është shfaqur në një takim me kryetarët e komunave të Kosovës. Ditët në vazhdim mbetet të shihet se sa kile dhjam ka larguar kryetari nga trupi i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *