• |
ide | kryesore

Pashkët, vonesa dhe radhë kilometrike në pikën kufitare të Kapshticës

Lajme, Të fundit



Qindra emigrantë shqiptare që po kthehen në Greqi, pas festimit të Pashkëve në atdhe, po përballen me radhë dhe pritje të gjata në doganën e Kapshticës.

Kthimi në Greqi i emigrantëve, të cilët kaluan Pashkën në atdhe, po shoqërohet me vonesa dhe radhë kilometrike në të dyja anët e kufirit.

Vargu i mjeteve që prisnin të kalonin në vendin fqinj arriti deri në fshatin Kapshticë. Emigrantët u bllokuan për disa orë në doganën shqiptare.

Shumica prej tyre rrezikuan edhe ditën e punës. Situatë që përsëritet në çdo festë.

Policia jonë kufitare ka vënë në dispozicion të gjitha sportelet.

Ndërsa pala greke ka hapur vetëm 3 sportele në hyrje, të cilët duket se janë të pamjaftueshme për të përballuar fluksin



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *