• |
ide | kryesore

Trafikantët braktisin çantën me 20 kg drogë në mes të pyllit në kufirin Greko-Shqiptar

Lajme, Të fundit



Rreth 20 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë është gjetur mëngjesin e sotme në kufirin Greqi-Shqipëri.

Sipas policisë greke, droga u gjet e futur në një çantë, e cila ishte braktisur në një zonë pyjore në Neohori të Pogonit, në Janinë.

Dyshohet se trafikantët kanë pikasur policinë, dhe janë larguar me shpejtësi duke braktisur drogën.

Pas sekuestrimit të drogës dhe peshimit të saj, ka rezultuar së në çantë kishte ekzaktësisht 19 kg 450 gramë marijuanë.

Sakaq, policia greke po vijon kontrollet në zonë dhe po punon për kapjen e poseduesve të lëndës narkotike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *