• |
ide | kryesore

Tregjet dhe bizneset mbyllin sot qepenat në shenjë proteste kundër skemës së TVSH-së

Lajme, Të fundit



Partia Demokratike do të jetë në krah të biznesit sot në protestën 60 minutëshe që do të zhvillohet kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, zhvilloi takime me përfaqësuesit e biznesit të vogël dhe më pas mblodhi kryesinë dhe Grupin Parlamentar të PD-së, ku edhe u vendos qëndrimi që PD do të mbaj në këto protesta.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura e Grupit Parlamentar të PD-së, bëjnë me dije se deputetët e opozitës do të jenë në mbështetje të biznesit të vogël në protestën që ata do të zhvillojnë sot, duke ulur qepenat për 60 minuta.

Do të jenë disa tregje kryesore në kryeqytet, në të cilat deputetët e PD-së do të mbështesin protestën e biznesit të vogël. Sipas burimeve, deputetët demokratë do të jenë në tregun e Medresesë, tregun Elektrik, tregun Çam dhe në tregun industrial. Biznesmenët e vegjël që tregtojnë mallra në këto tregje kanë rënë dakord që t’i bashkohen protestës, duke ulur qepenat nga ora 11:00 deri në orën 12:00. Ndërkohë, PD pritet të vërë gjatë kësaj jave edhe njëherë në zbatim skenarin e bllokimit të rrugëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *