• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tregtarët në protesta, si po e favorizon skema e TVSH-së biznesin e madh

Arkiva, Kryesore



Biznesi i vogël ka ulur qepenat në të gjithë vendin në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për ta përfshirë në skemën e TVSH-së. Në të gjitha tregjet e qyteteve të mëdha tregtarët iu përgjigjën nismës së opozitës për të protestuar kundër qeverisë.

Në tregun tek Medreseja, tregtarët thanë se taksa e re po i çon drejt falimentimit, pasi fuqia blerëse ka rënë prej vitesh.

“50 mijë lekë në muaj i do ekonomisti, 800 lekë çdo muaj e do blloku i faturës tatimore, duhen para për koalidimin e kasës një herë në vit, taksa të tjera po ashtu, po shkojmë drejt falimentit” u shpreh një tregtare tek Medreseja në Tiranë.

“Po na pinë gjakun. Asgjë nuk po formalizohet. Po shkojmë drejt falimentit. Ne vetëm nxjerrim lekë, nxjerrim lekë, deri sa tani do falimentojmë fare” u shpreh një tjetër.

“Duhet t’i kishim mbyllur qepenat me kohë, jemi të vonuar, taksat janë shtuar. Ka dy vite që nuk blen më njeri. Muajt e fundit kemi dalë me humbje” u shpreh një tregtare në intervistat për Neës24.

Të irrituar kanë qenë edhe tregtarët e Durrësit. Një tregtare tregoi se Edi Rama kishte ardhur në fushatë në këtë treg dhe i kishte thënë tregtarëve se nuk do të paguajnë TVSH.

“Përse i bën kto pislliqe ai? Ne vujmë për çapën e bukës! Ku është ai Edi Tama të thotë për ca ju premtova, apo sot që zuni karrigen i ka harru. Si veri, si jug duhet ta përmbysi kët maskara. Kemi parë taksa, po kurrë në kët pikë”.

Të ngrihet veriu dhe jugu? Ku do shkojmë të hamë ne? Edi Rama ta mbajë fjalën ai maskara atje ku është, ai qelbanik!” u shpreh e irrituar tregtarja.

Futja e skemës së TVSH do të aplikohet edhe për të gjithë bizneset me xhiro nga 50 milion lekë të vjetra deri në 20 milion.

Nga 1 Prilli, tregtarët detyrohen të paguajnë taksën e re që do t’i ulë fitimin. Por biznesi i vogël thotë se gjendja është vështirësuar vitet e fundit. Fitimet janë të ulta dhe shumë prej tyre rrezikojnë falimentimin nëse ngarkohen me një taksë të re.

Për ta evituar pagesën e TVSH-së, opsionet janë disa. Biznesi i vogël mund të rrisë çmimet duke ia kaluar barrën e pagesës blerësve. Në këtë rast ekziston rreziku i largimit të klientelës, duke marrë parasysh se fuqia blerëse është në rënie.

Opsion tjetër është fshehja e xhiros, nëpërmjet mosdeklarimit. Mosdhënia e kuponit tatimor në këtë rast rrezikon gjobat e rënda të tatimeve.

Si në rast falimentimi të biznesit të vogël, ashtu edhe nëse rriten çmimet, blerësi orientohet drejt bizneseve të mëdha pas këtij vendimi të qeverisë. Rrjetet e supermarketeve, lokaleve apo restorantevev të mëdha dhe biznese të tjera me xhiro mbi 50 milionë lekë dhe që tashmë janë në skemën e TVSH, janë të favorizuara nga ky vendim i qeverisë.

 



12 Comments

  1. Jane te ligje te gjithe.Flasin keshtu,neser Po te kete zgjedhje,te gjithe per ate votojne.E kane hak,me zi i pasha.

  2. Ku Jane mesuar ndonjeher shqiptaret me taksa. Prandaj ecen corap ai vend. Enverista te vonuar! Kush e ka hak per te falimentuar, falimentofte, beni dicka tjeter me vlere ne jete se ska pune te thjeshta ne kapitalizem. Keni 26 vjet qe vetem vidhni konsumatorin e vete shtetin duke mos paguar taksa. Pretendoni dhe BE pale, me ekonomi prasi dhe ushqime te skaduara.

    1. O Arben o PALLE! Po pse biznesi i vogël të ka vjedhur ty?! Nëse po pse nuk ke reaguar?! Dakort që në kapitalizëm ka dhe falimentim por duhet të falimentosh nga konkurrenca ose nga paaftësia por jo nga politikat mafioze të qeverisë! Po ti siç duket i paske fut ndonjë vizë dhe të duket dynjaja fushë me lule!

  3. Te rrish tere diten ulur duke pritur te te blihen produktet e te mos dish c eshte kasa fiskale cfare eshte? Nuk eshte paaftesi???

  4. Ore si shume i majmur biznesmeni ne resme!
    Kush e njeh ti thote qe sa me shpejte te jete e mundur te kontrolloje yndyrat ne gjak se po ti shtosh edhe stresin qe i krijon mosbindja civile ka per te perfunduar me Infarkt Miokardi.

  5. E hiqte najher percen nana dasho apo ja hynte lala n hu masi kishte kthy i gastare. Me raki dhe pace, pa merak se po ju pret europa.

  6. E ce dum Evropin mer lal?
    Me i fut i gastatare raki mas paces pa le masanejta i t’shplame me kos cobani, nji ashtu mre, me e pre me thik ene me e myll me i teke me ploncin e rrujt e di ma bo gjumin lala? Si qingj.
    Nje aty osht Evropi ene Amerika bashke.
    Aj mos m’caj kryt nashtina Cobani, noten e mire e ma bofsh gjumin e omel.
    Ho, se qesh t’u harru, cou heret n’saba ene qiti nji ato me e honger barin me vese se e dum fort at bulmet.
    Aj turqeta!

  7. Problemi me i madh i shoqerise shqiptare sot, eshte qe po zhduket shtresa e mesme, dhe po krijohet gjithmone e me i thelle hendeku mes te pasurve dhe te varferve. Po perqendrohet kapitali vetem ne pak duar, dhe gjithmone e me shume po varferohet pjesa derrmuese e shoqerise. Politikat ekonomike te kesaj qeverie dhe ketij kryeministri medioker, po rrisin fukarallekun dhe po e cojne ekonomine ne kolaps. Jetojne ne lluks dhe nuk e kuptojne qe po rreshkasin ne gremime. Jane bere arrogant,bejne si interesant, si show man a thua qe eshte mbreti i Dubait apo Emiri Kuvajtit qe i kane drejtiar popujt e tyre drejt nje shkallevte larte mireqenie. Eshte e tmerrshme te shohesh disa menaxhere te taksave te ketij populli te cfilitur, te rrenuar ne 27 vite, qe derdellisin lloj lloj renash, tallen dhe abuzojne hapur pa ju dridhur qerpiku. Dhe kane ku e gjejne forcen, atje ne ato dhjetera miliona euro, pasuri te patundshme pa fund qe u japin siguri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *