• |
ide | kryesore

EKSKLUZIVE/ Llalla: Donald Lu më kërkoi arrestimin e Ilir Metës (Dokumentat e Kongresit Amerikan)

Kryesore



Nga Dorian Kodra

Adriatik Llalla e ka pranuar publikisht se Donald Lu i kërkoi arrestimin e një politikani të rëndësishëm për korrupsion, por asnjëherë nuk e ka thënë se kush ishte ky politikan.

Në Opinion, Llalla tregoi historinë e takimit privat që pati me ambasadorin në zyrë, tha se i ishte bërë presion për Bankers Petroleum, e quajti sorosist, e akuzoi për shantazh por emrin e politikanit të shënjestruar nga ambasada amerikane e mbajti për vete.

(video e intervistës me Llallën në Opinion në 2 shkurt 2017) 

Pyetjes nëse ky politikan ishte Sali Berisha, Llalla nuk i dha përgjigje, duke lënë hapësira për aludime.

Profil/ Llalla, kryeprokurori antiamerikan

Por emrin e politikanit që iu kërkua të arrestohej nga ambasada amerikane, ish Prokurori i Përgjithshëm e ka treguar në Kongresin Amerikan, kur iu kërkua informacion në lidhje me ndikimin e Soros-it në Shqipëri.

Lapsi.al zbuloi një letër të Adriatik Llallës të publikuar në Maj të vitit 2017 në faqen e internetit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në letrën për Nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, i drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, Llalla tregon edhe një herë takimin me Donald Lu në Maj të vitit 2015, duke saktësuar se ambasadori ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës.

Në letrën e Llallës, dërguar Kongresit, shkruhet: “…Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Ilir Metës, kryetar i Parlamentit dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në vlerësimin e z. Lu, Kryeparlamentari Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte Reformën në Drejtësi”.

Arrestimi i tij (sipas Lu) mund të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar në Bashkimin Europian, thotë Llalla, i cili vijon më tej, duke shpjeguar qëndrimin e tij: “Kjo kërkesë, tërësisht e papërgjegjshme, detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpriste takimin, duke u shprehur se arrestimi i çdo njeriu, përfshirë edhe zyrtarët, mund të bëhet vetëm në bazë të provave”.

Debati duket se ka qenë i ashpër, pasi Llalla, në letrën drejtuar Kongresit, shkruan: “Prokurori i Përgjithshëm theksoi se kërkesa (e ambasadorit) ishte jo logjike dhe se, arrestimi i zyrtarëve të lartë, pa prova, rrezikon të sjellë destabilitet politik dhe social”.

Pjesa më e rëndë e këtij komunikimi vjen më poshtë, sipas përshkrimit të ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. “Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij”.

Hakmarrja e Lu ndaj Llallës, si bekim për Prokurorin e ri të Edi Ramës

Në nëntor, Adriatik Llalla u zëvëndësua në detyrë me Arta Markun dhe fill pas kësaj ish kryeprokurorit, iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me familjen.

Vendimi i firmosur nga ish sekretari i shtetit, Rex Tillerson u kontestua nga Llalla që akuzoi ambasadorin Lu se gënjeu departamentin e shtetit.©Lapsi.al

Meta kundër ambasadorit amerikan, merr në mbrojtje kryeprokurorin Llalla



13 Comments

  1. Filloi sulmi kunder ambasadorit, pasi paralajmeroi arrestimin e tij. Dhe keto “mediat” tona per pak leke, jane te gatshem te bejne gjithcka.

  2. Lajmetar te rreme dhe te qellimshem (dhe ka faj Ngjela pastaj). Shih perkthimin me poshte nga Lapsi:
    “Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij”.

    Ne fakt perkthimi i sakte do ishte: “Perceptimi i prokurorit të përgjithshëm ishte se per Ambasadorin Lu destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij”

    Dmth ne vend qe te thuhet qe ishte perceptimi i Llalles, thuhet qe Lu tha qe destabiliteti i vendit nuk ishte prioritet. Kjo fjali kyce ndryshon te gjithe kuptimin e artikullit dhe mashtron njerezit me lajme te rreme.

  3. Paska qene burr i mire Dhalla qi spaska pranu arrestimin e qelibarit Meta. Pranej edhe amerikanet kane vendos me ja shqy sumen Dhalles Llalles Palles. Shokut president tani i ka ngel vetem Qim Peka qi po zberthen sorosin ne shqiperi mer jahuu. Ja u qi derrin ne pidh amerikani ktyne mos kene merak

  4. O Shkullak,
    pse e kru sumen me Amerikonin!? Mor,…mor sumtekelek bashke me njiat zhapikun e zi Bashati cere ju duket vetja juve!? Njoni katnar ene tjetri pacafi……samanaje! Oni mor oni, se i dite keni me e gjet ene ju deren e Lemes!

  5. Sadoqe eshte perpjekur nje komentues me 2-3 emra te kontestoje lapsin per punen e bere, mbetet teper i dyshimte aktiviteti i Donald Lu ne Shqiperi.
    POR, persa kohe vete Trump ngeli duke shkarkuar e nderruar njerrz te administrates se tij ne Shba, puna e Lu-ve neper bote as qe mund te gjykohet si politike e mirefillte shteterore e Shba.

  6. o lapsi!!!
    Kjo qeka vetem faqa e 6 nga 18 cope. Po nuk pertove na i nxirr edhe 17 te tjerat ti lexojme.

    Per perkthimin mos u lodh, se e bejme me google translate me mire se ce ke bere ti.

  7. Ilir Meta ka deklaruar ne studio TV se Reforma ne drejtesi behet nen tutelen e fondacionit Soros.
    Ky eshte shkaku qe vocrraku Lu ka kerkuar arrestimin e tij. Kinezi i rruges se Elbasanit gjithmone ka dashur ta shese ate Reforme drejtesie sikur behet nga Amerika. Se c’pune ka fondacioni Soros te angazhohet per Reformen ne drejtesi ketu, kjo eshte e lehte per tu kuptuar. Kerkon qe nepermjet saj ti jape nje arme ne dore sorosianeve ne pushtet.
    Te mendosh se fondacionit Soros ju hap barku per drejtesi ne Shqiperi kjo eshte ca absurde.

  8. Po ta leme njehere ate pasuri te jashtezakonshme dhe te pajustifikuar qe arrite te besh o KATUNDAR por a mundet te na shpjegosh se: Ku Gaboi Ambasadori Amerikan nqs te ka kerkuar arrestimin e Ilir Metes!? Mos nuk ka fakte per te dhe te tjeret si ai!? Sipas teje dhe ndonje tjetri si ty i “Semure”per ate karrike dhe pasuri vertet nuk ka Vjedhur Ilir Meta, Berisha, Nano, Rama, Basha & Co.!? Ka shqiptar qe e ha kete? Me mire te thoshje se nuk mund ta beja ate sepse kisha frike nga kercenimi mbi jeten time dhe te familjes, interesin e postit dhe pasurise, etj., se sa te na tregoje ate DESHIRE te shqiptareve dhe te gjithe Ambasadoreve Amerikan qe donin prapa hekurave keta KANIBALE Pushtetare!

  9. Ore po ju paskeni qon t’gjith sumtekeleka!
    Si e coni n’men qe fati i Shqiperise, Maqedonise, Malit Zi, shkurt gjithe ballkanit qonkan n’dor te Lu apo ambasadoreve perkates!?
    Hajde idiote hajde!
    Qonkeni ma kara se ari ene gjith komentuesit katnar tifoza t’ksaj gazete.

    1. Dasho, Po nuk vune dore ata kush do vej or daje,kta tanet jan shtat uje nje llall.Ky Llalla shikoj surratin vej vulen,sa per Ari mos e luj ca dit se esht me perioda te lutem

  10. O njerez , jo per te qene me katolik se papa, por sa. Ire qe eshte ambasadori amerikan aktiv, ushtron presion,kercenon se keta politikanet tane, me Meten ne krye ti cosh ne burg ju ben nder . Perse po i mbroni?! Cfare te mire i kane sjell ketij populli,ketij vendi!!!!! Ndajne pushtetin me njeri tjetrin bejne marreveshje, ndajne placken , majtas djathtas , dhe tani qe del nje ambasador dhe mundohet te vere pikat mbi i, ju mbroni keta qe ju kane vjedhur per 27 vjet!!! U kap me ze e figure, ne prape mendojme qe do kete qene montim. Skandale pa fund qe zgjasin vetem 3 dite. Dhe ne qe shikojme nje ambasador me dyshim. Zgjohuni o njerez, dhe vendosni.

    1. Le ta filloje me Tahirin ai Donald Lu ne se e ka seriozisht! Ashtu do besohej se eshte i pa anshem. Kur u mbrojt Tahiri pas nje imuniteti qesharak ne parlament pse nuk hapi goje majmuni kinez???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *