Një mjet është gjetur i djegur në fshatin Gramëz të Fushë Krujës mëngjesin e sotëm. Dyshohet se mjeti është përdorur në ekzekutimin e 28-vjecarit Mario Majollari mbrëmë në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Dyshohet se autorët ende të paidentifikuar kanë braktisur mjetin dhe i kanë vendosur flakën për të humbur gjurmët. Deri më tani policia ka shoqëruar 15 persona dhe pista kryesore e vrasjes mbetet hakmarrja.
Babai i tij Avni Majollari është dënuar me burg përjetë për vrasje të dyfishtë në vitin 2000. 28-vjecari e ndiente rrezikun dhe kishte kërkuar azil në Suedi, por i ishte refuzuar.