Lideri i radikalëve serbë Vojisllav Sheshel u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Hagës, për krime lufte.
Pavarësisht vendimit të Gjykatës, Sheshel nuk do të vuajë dënimin me burg, pasi ai e ka kaluar këtë periudhë në paraburgim, plot 11 vite e gjysëm.
Trupi gjykues i Hagës liroi Sheshelin më 31 mars të vitit 2016 nga dhjetë pikat e akt-akuzës që rëndonin mbi të përfshirë krime kundër njerëzimit, thyerja e rregullave të luftës, për gjuhë të urrejtjes, deportim dhe krime tjera kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci, Bosnje dhe Vojvodinë.
Në vitin 1992, Partia e Radikale e Vojisllav Sheshel kishte 101 nga 250 vende në Parlamentin Serb. Tani ka 22 deputetë të Partisë Radikale në parlament.
Disa nga aleatët e Sheshelit nga vitet 1990 kanë ecur në politikë. Ish-zyrtari i Partisë Radikale, Aleksandër Vuçiç është tani president i Serbisë.