• |
ide | kryesore

Letra e Llallës në SHBA: Kush janë njerëzit e Soros që bënë Reformën në Drejtësi!

Kryesore, Lajme



Në letrën që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i dërgoi Nënkomisionit të Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, zbulohen detaje të tjera të konfliktit të tij me ambasadorin Donald Lu.

Ish-kryeprokurori rreshton një sërë emrat të konstitucionalistëve që hartuan draftin e parë të Reformës në Drejtësi, të cilët sipas tij, janë sponsorizuar nga miliarderi Xhorxh Soros.

Në letrën drejtuar Nënkomisionit të drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, mes të tjerash, Llalla tregon versionin e tij se si ambasadori amerikan Donald Lu ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, ka shantazhuar deputetë me mesazhe telefonike, dhe ka vepruar në të njëjtën linjë me Edi Ramën dhe Fondacionin Soros lidhur me hartimin e Reformës në Drejtësi.

Lapsi.al sjell një pjesë të letrës së Adriatik Llallës drejtuar kongresit, që mund ta lexoni më poshtë:

Përfshirja formale e “Soros”

Grupi i Lartë i Nivelit të Ekspertëve ishte ngarkuar me hartimin e projektligjeve kushtetuese dhe ligjore, të cilat pastaj do të shqyrtoheshin nga deputetët e Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

Që prej fillimit të punës së ekspertëve të nivelit të lartë u konstatua se opinionet e paraqitura nga shumica e juristëve me përvojë dhe përfaqësuesit e institucioneve në këtë grup, nuk u vlerësuan nga një pjesë më e vogël e grupit. Në të vërtetë, pavarësisht nga numri i konsiderueshëm i ekspertëve, vendimarrja në lidhje me opinionet që duheshin paraqitur në Komisionin Parlamentar u përgatitën vetëm nga pesë ekspertë. Ky grup i vogël, i cili kishte mbështetjen e plotë të kreut të këtij Komisioni Parlamentar, përbëhej nga:

-Kristaq Traja, i cili i ishte bashkangjitur Komisionit si ekspert i Fondacionit Soros në Shqipëri

-Aurela Anastasi, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, e mbështetur nga Fondacioni Soros

-Sokol Sadushi, anëtar i disa organeve të disa organizatave jofitimprurëse, duke përfshirë Fondacionin Soros. I afërm i kryetarit të Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

-Genti Ibrahimi, avokat, botues i publikimeve ligjore, i mbështetur në të gjitha rastet nga Fondacioni Soros. Bashkëshorti i një zyrtareje të rëndësishme të misionit OPDAT dhe gjithashtu i afërm i Ministres shqiptare të Mbrojtjes, e cila është figurë e rëndësishme në Partinë Socialiste. (Është e rëndësishme të theksohet se lidhja famlijare në një vend me popullsi rreth 2 milion banorë, ka ndikim të fortë)

-Rainer Deville, avokat gjerman, shefi i misionit EURALIUS në Tiranë. Për të krijuar një provil të qartë për zotin Deville, mund të citohet një deklaratë publike e paraqitur në nëntor të vitit 2015. (cit.: “Përhapja e korrupsionit në Shqipëri është shumë e madhe, zgjidhja e parë do të ishte largimi i të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve, për t’i zëvendësuar me njerëz të rinj në të gjithë sistemin, por kjo është e pamundur. Nuk ka më tolerancë ndaj korrupsionit. Çdokush i prekur nga korrupsioni duhet të largohet nga detyra para Reformës në Drejtësi…”)

Angazhimi i këtij grupi të vogël ekspertësh, në mungesë të plotë transparence, nxiti reagim negative të anëtarëve të tjerë të Grupit të Lartë të Nivelit të Ekspertëve, i cili bojkotoi takimet e punës. Gjithashtu, opozita parlamentare shprehu publikisht mospëlqimin e kësaj sjelljeje nga ekspertët, të cilët i quajti “të favorizuar” nga shumica e ekspertëve.

Një figurë e rëndësishme diplomatike u shfaq në publik në mbështetje të këtij “grupi të vogël”, ishte ambasadori amerikan, Donald Lu.

Duke përfituar nga kjo mbështetje diplomatike, Kryetari i Komisionit Parlamentar, Fatmir Xhafaj, kërkoi ndihmë zyrtare nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur Soros për Shqipërinë. Komisioni, me propozimin e deputetit socialist Xhafaj dhe vetëm votat e ligjvënësve të majtë në përbërjen e tij, miratoi vendimin e Komisionit nr.5, datë 22.12.2014, “Për veprimet përgatitore për mbështetjen e veprimtarisë së Komisionit Special nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Soros”. Me këtë vendim, Komisioni i Posaçëm vendosi t’i drejtohej me letër zyrtare Fondacionit Soros, ku kërkohej bashkëpunim në bazë të interesit të shprehur nga krerët e Fondacionit për të mbështetur veprimtarinë e Komisionit për Reformën në drejtësi. Në këtë mënyrë, Fondacionet Soros u përfshinë zyrtarisht në hartimin e Reformës në Drejtësi.

“Soros” dhe ambasadori Lu

Përfshirja formale e Fondacionit Soros në veprimtarinë e Komisionit për Reformën në Drejtësi filloi të ketë efekte publike. Një sërë anketimesh nga organizatat joqeveritare nën varësinë e Sorosit, një fushatë ndërgjegjësimi që synonte denigrimin e të gjithë trupit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, u shfaq intensivisht në hapësirën publike shqiptare. Ambasadori Lu ishte i pranishëm në pothuajse çdo veprimtari të OJQ-ve që vepronin nën çadrën e Sorosit.

Mediat dhe fushatat publike të organizuara nga Fondacioni Soros, me praninë e diplomatit Lu, u orientuan gjithashtu në krijimin e imazhit që opozita e krahut të djathtë dhe një pjesë e koalicionit të majtë, ishin kundër Reformës në Drejtësi. Qëllimi i këtyre aranzhimeve ishte krijimi i perceptimit se forca kryesore drejtuesve për realizimin e Reformës në Drejtësi ishte Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste që ai udhëheq. Këto fushata me burime të forta financiare gjithashtu synonin të krijonin perceptimin se një nga kundërshtarët e Reformës në Drejtësi ishte Kryetari i Parlamentit, z.Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleati kryesor qeverisës i kryeministrit socialist.

Në prill të vitit 2015, ndërkohë që puna në Komisionin e Reformës në Drejtësi u pasua nga mungesa e transparencës, ambasadori amerikan Donald Lu ishte i pranishëm në një takim me gjyqtarët dhe prokurorët për të diskutuar ndryshimet në sistemin e drejtësisë. (përktheu lapsi.al) Z.Lu nuk i rezervoi kritikat e hapura kundër sistemit të drejtësisë, por, nën justifikimin se kishte një axhendë të zënë, u largua nga takimi pasi gjykatëzit dhe prokurorët haptazi shprehën pyetjet e tyre lidhur me këtë iniciativë jo transparente.

Gjitashtu, prokurorët e përfshirë në Grupin e Lartë të Nivelit të Ekspertëve, si dhe të tjerët në takime të ndryshme konsultative, kanë kërkuar nga Donald Lu që të mbështesë transaprencën gjatë diskutimeve mbi reformimin e sistemit të drejtësisë. Këto kërkesa nuk u vlerësuan nga ambasadori Lu.

Megjithatë, përballë prokurorëve në takime të ndryshme, në maj të vitit 2015, ambasadori Lu kërkoi një takim me Prokurorin e Përgjithshëm. Në këtë takim, ambasadori Lu kërkoi ndërhyrjen e Prokurorit të Përgjithshëm që të ndikojë tek prokurorët që të mos kundërshtojnë projektin e tij të Reformës në Drejtësi. Gjithashtu, në mënyrë jo diplomatike dhe kundër çdo norme të parashikuar nga Konventa e Vienës, ambasadori Lu i sygjeroi Prokurorit të Përgjithshëm të arrestonte Kryetarin e Kuvendit dhe gjithashtu kreun e LSI-së, Ilir Meta. Në vlerësimin e zotit Lu, Kryetari i Parlamentit Meta ishte i korruptuar dhe po pengonte Reformën në Drejtësi. Arrestimi i tij i mundshëm do të ndihmonte Shqipërinë për t’u integruar më shpejt në Bashkimin Europian. Një kërkesë e tillë, krejtësisht e papërgjegjshme, e detyroi Prokurorin e Përgjithshëm të ndërpresë takimin, duke shpjeguar se arrestimi i çdo personi, duke përfshirë edhe zyrtarët, bëhet vetëm në bazë të provave.

Prokurori i Përgjithshëm theksoi se kërkesa (e ambasadorit) ishte jo logjike dhe se, arrestimi i zyrtarëve të lartë, pa prova, rrezikon të sjellë destabilitet politik dhe social në Shqipëri.

Përballë këtij qëndrimi (të prokurorit të përgjithshëm), Ambasadori Lu u shpreh se destabiliteti i mundshëm i Shqipërisë nuk përfshihej në prioritetet e tij.

Në muajt e ardhshëm, diskutimi i Reformës në Drejtësi po krijonte një polarizim të fortë politik. Në nëntor të vitit 2015, grupi “i vogël” i ekspertëve të nivelit të lartë përfundoi projektin për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore, Ky projekt u kundërshtua nga opozita, e cila e përshkroi atë si tërësisht jo transparent dhe që synonte fuqizimin e pozitave të Kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu, grupet e interest, duke përfshirë prokurorët, shprehën shumë rezerva për dratet kushtetuese dhe ligjore të paraqitura nga ekspertët e mbështetur nga Fondacioni Soros.

Opozita e krahut të djathtë i drejtoi pyetje Komisionit të Venecias për propozimet, për të marrë një mendim më të specializuar mbi këto propozime. Në dhjetor të vitit 2015, Komisioni i Venecias shprehu opinionin e tij tek autoritetet shqiptare, duke theksuar se kishte problem të rëndësishme që lidheshim me të drejtat e njeriut dhe procedura të rregullta ligjore.

Pas këtij opinion nga Komisioni i Venecias, opozita politike si dhe grupet e interest, kërkuan një përfshirje më të madhe të tyre n këto diskutime, me synimin për të realizuar një Reformë në Drejtësi të pranuar nga të gjithë. Megjithatë, kjo kërkesë përsëri nuk gjeti mbështetje nga Kreu i Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, i cili vazhdonte të mbështetej në “grupin e vogël” të Ekspertëve. (përktheu lapsi.al) Në mars të vitit 2016, u prezantuan draftet ligjore të rishikuara, të cilat gjoja reflektuan vërejtjet e Komisionit të Venecias.

Përsëri, opozita e krahut të djathtë kërkoi një opinion të dytë nga Komisioni i Venecias, pasi mësoi se shumica e pjestarëve në Komisionin Parlamentar dhe në grupin e ekspertëve të Sorosit, nuk kishin reflektuar sygjerimet e opinionit të parë të Komisionit të Venecias.

Në një opinion të dytë, Komisioni i Venecias përsëri gjeti problem dhe propozoi ndryshime të domosdoshme për autoritetet shqiptare. Përkundër kësaj, drafti i dytë që u rrëzua nga Komisioni i Venecias, kishte mbështetjen publike absolute të Ambasadorit Lu, i cili filloi të ushtronte presion ndaj deputetëve dhe drejtuesve institucionalë për të mbështetur projektin e financuar nga publiku.

Diplomati Lu, debati me Prokurorin e Përgjithshëm

Në disa komunikime me e-mail në maj-qershor të vitit 2016, ambasadori Donald Lu i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm që të deklarojë publikisht qëndrimin e tij në favor të Reformës në Drejtësi, projekt për të cilin diplomati ishte shprehur në favor. Në këto komunikime, zoti Lu i paraqiti Prokurorit të Përgjithshëm qëndrimin se “nëse nuk do të fliste publikisht në favor të Projektit të Reformës në Drejtësi, do të kishte pasoja personale negative ndaj Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë.”

Në korrik të vitit 2016, kur ndryshimet kushtetuese që do të mundësonin realizimin e Reformës në Drejtësi priteshin të votoheshin në Parlamentin shqiptar, klima mes partive politike ishte jashtëzakonisht e polarizuar. Nga njëra anë, Kryeministri Edi Rama dhe në të njëjtën linjë ambasadori Lu dhe Fondacionet Soros, kërkuan miratimin e draftit të Reformës në Drejtësi, e cila u refuzua dy herë nga Komisioni i Venecias. Nga ana tjetër, opozita e djathtë, por edhe grupet e interest, gjyqtarët dhe prokurorët, gjetën devijime serioze nga normat e përgjithshme të ligjit në projektet e paraqitura.

Ndryshimet kushtetuese kërkonin një shumicë prej 93 votash nga gjithësej 140 në parlamentin shqiptar. Koalicioni i majtë qeverisës nuk i kishte këto vota dhe domosdoshmërisht kërkohej arritja e konsensusit me opozitën parlamentare. Në një përpjekje për të krijuar idenë në public se populli shqiptar kërkoi miratimin e Projektit të Reformës në Drejtësi, ambasadori Lu mori pjesë në një protest të organizuar nga “Shoqëria Civile”, por që në realitet u organizua nga Fondacioni Soros. Në një show të pakuptimtë, diplomati Lu udhëhoqi një grup prej rreth 30-40 personash, të gjithë anëtarë të Fondacionit Soros ose të administratës publike.

Po ashtu, ambasadori Lu, në një përpjekje të fundit, filloi të ushtrojë presion të hapur dhe public ndaj disa deputetëve të Parlamentit Shqiptar për të miratuar projektin e mbështetur prej tij. Në mediat shqiptare u botuan disa mesazhe telefonike, në të cilat ambasadori Lu u tha deputetëve se nëse nuk do të miratonin këtë draft, ata duhet të ishin pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë në një orar të caktuar për tu përballur me disa penalitete. Ekzistenca e këtyre mesazheve kërcënuese u konfirmua publikisht nda disa ligjvënës dhe nuk u mohua nga Ambasadori Lu.

Në bazë të këtij “presioni” ishte fakti se ambasadori Lu deklaroi se kishte informacione kompromentuese për këta deputetë. Mesazhi ishte i qartë që nëse ata miratonin draftin me ndryshimet kushtetuese të mbështetur prej tij, informacioni kompromentues për deputetët nuk do të publikohej.

Përpos kësaj, shantazhi i ambasadori Lu u mbështet në një ligj të Parlamentit Shqiptar “Për Dekriminalizimin”, i miratuar në prill të vitit 2015. Sipas këtij ligji, mandati i zyrtarëve përfundon automatikisht, duke përfshirë deputetët që kishin të kaluar kriminale brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Prokuroria ka një rol thelbësor në zbatimin e këtij ligji.

Duke bërë shantazh përmes mesazheve telefonike, ambasadori Lu la përshtypjen tek ligjvënësit se nëse ata nuk do të miratonin projektin e mbështetur prej tij, ai do të publikonte detajet e të kaluarës së tyre kriminale. Automatikisht, nëse këto të dhëna ekzistonin dhe do të botoheshin, ligjvënësit do të detyroheshin të largoheshin nga jeta politike.

Sipas ligjit “Për Dekriminalizimin”, bazuar në angazhimin e Prokurorisë Shqiptare, 4 deputetë kanë humbur mandatet e tyre deri tani, sikurse i kanë humbur zyrtarët e qeverisjes vendore dhe një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve publikë.

Duke u kthyer në situatën me Reformën Politike, në korrik të vitit 2016. Për shkak të angazhimit të pjesshëm të ambasadorit Lu, ai humbi mundësinë për të luajtur rolin e ‘arbitrit’ me partitë politike. Për të qetësuar situatën politike dhe për të mundësuar Reformën në Drejtësi në Tiranë, më 10 korrik të vitit 2016, ndihmës sekretarja e shtetit të SHBA, Victoria Nuland dhe komisioneri i zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, erdhën (në Shqipëri). Dy diplomatët e lartë nga Uashingtoni dhe Brukseli propozuan një variant konkret për të zgjidhur situatën, e cila ishte kryesisht ndryshe nga version 18-mujor i ambasadori Lu. Variantet Nuland-Hahn u mbështetën nga i gjithë faktori parlametar politik. Më 22 korrik 2016, parlamenti shqiptar miratoi njëzëri ndryshimet në Kushtetutë, gjë që mundësoi miratimin e paketës ligjore për Reformën në Drejtësi.

Konsensusi i arritur më 22 korrik 2016 nuk zgjati shumë. Partitë politike nuk ishin në gjendje të siguronin mirëkuptimin për miratimin e përbashkët të ligjit më të spikatur për Reformën në Drejtësi, “Vettingun”, i cili synon të pastrojë sistemin nga gjyqtarët dhe prokurorët përfshirë në afera. (përktheu lapsi.al) Miratimi i këtij ligji kërkonte 84 vota parlamentare dhe koalicioni i majtë kishte mjaftueshëm për ta miratuar atë pa praninë e opozitës. Më 6 gusht 2016, u miratua ligji i “Vettingut”, ndërsa opozita e apeloi ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Ambasadori i SHBA në Tiranë u kthye në skenën politike, duke i kërkuar opozitës që të mos pengonte zbatimin e ligjit të “Vettingut”. Në shtator të vitit 2016, në një takim publik, Lu deklaroi se “… i njof njerëzit që pengojnë Reformën në Drejtësi, janë politikanë të korruptuar, gjyqtarë dhe prokurorë të lartë që nuk duan ta reformojnë sistemin…” Në këtë deklaratë u kuptua qartë se ambasadori Lu iu referua Prokurorit të Përgjithshëm, i cili nuk e kishte mbështetur më parë versionin e tij të miratuar të Reformës në Drejtësi.

Më 5 shtator 2016, ambasadori Lu në një interivstë për mediat shqiptare, mohoi kategorikisht se Fondacioni Soros ishte i përsfhirë në procesin e hartimit të Reformës në Drejtësi.

Por, vetëm disa javë më vonë, në 8 tetor, u botuan dokumentet e njohura si “DcLeak”. Ndër të tjera, këto dokumente zbulojnë faktin se Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (financuar nga Xhorxh Soros), kishte filluar hartimin e platformës për realizimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri, që prej vitit 2013, kur Kryeministri Edi Rama mori pushtetin. Analistët dhe kërkuesit zbuluan se dokumenti i hartuar nga Soros në vitin 2013, u zbatua në mënyrë rigoroze gjatë gjithë procesit të hartimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.

Gjitahshtu, në fund të vitit 2016, në një ceremony përmbyllëse për Reformën në Drejtësi, Kryetari i Komisionin të posaçëm, Fatmir Xhafaj, falenderoi veçanërisht Fonacionin Soros për ofrimin e ndihmës për Reformën në Drejtësi.

Gjithashtu, Drejtori Ekzekutiv i Soros-Albania, Andi Dobrushi, deklaroi publikisht se “… ai ishte krenar që ekspertët e Fondacionit Soros kanë kontribuuar në realizimin e Reformës në Drejtësi në Shqipëri…”

Përveç angazhimit në hartimin e drafteve të Reformës në Drejtësi, zoti Dobrushi po kryeson aktualisht Komitetin për Verifikimin e Anëtarëve kandidatë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Komisioni, i cili udhëhiqet nga z.Dobrushi, njëkohësisht Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Soros-Albania, punon me Institucionin e Avokatit të Popullit dhe verifikon përmbushjen e kritereve nga kandidatët për KLP dhe KLGJ. Këto dy struktura të reja janë organet që do të qeverisin sistemin e drejtësisë dhe do të kenë për detyrë emërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pra, është e qartë se Fondacioni Soros, nëpërmjet mekanizmave të tij në institucionet publike, tani ka një rol vendimtar në kontrollin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



14 Comments

  1. E kam thene me dhjetra here ketu tek Lapsi se kjo reforme fal ndihmes se ambasadorit Lu si njeeri i Sorosit, nuk ishte asgje tjeter vetem se nje kamzhik ne duart e Rames. Dhe ja ku ndodhemi sot perpara ketij fakti: Rama arreston e liron ke do ai, pa i hyre gjemb ne kemb. Nje i marre me bomben atomike ne dore, perdhos çdo dite nderin e qytetareve te thjeshte! Falimenderit Lu!!!

  2. Kjo taktie e fundit e Llalles ka per qellim te laje mutin me shurre qe neser te justifikoje cdo ndeshkim te pritshem per veprat qe ka kryer.
    Shume shpejt do te shihni tere opziten ne mbrojtje te Llalles, ketij fermeri te talentuar, profesion te dyte qe e kishte te trasheguar nga babai.
    Ndersa profesinin e trete ate te mashtruesit dhe korrupsionit akoma nuk na ka treguar se nga kush e trashegon.
    Me pas do te mbeshtetet nga komentuesit, ari, Simir Taipi, Namyti Mero Llumi dhe gjithe llumrat e tjere deri ne protesta per mosbindje civile.

  3. Adriatik Llalla = Altin Goxhaj harrojne qe ne kete menyre po i rritin vlerat Lu ne syte e politikaneve amerikane

  4. Nuk i kuptoj disa komentues që akoma dyshojnë në njëanshmërinë e kinezit lu. Mjafton vetëm mosprononcimi ndaj kanabizimit të vendit për ti hequr një vizë të madhe këtij kinezi vasal të edvinit. Është një foto që e jep shpesh media: kinezi lu si langaraq duke ju përkëdhelur edvinit, shifeni këtë foto dhe njerëzit me dy pare mend në kokë kuptojnë gjithçka në mardhënie kinez-edvin neokomunist.

  5. Askush nuk mund te rrezoje me fakte (se me dengla e perralla mbase), ate fakt real se Reforma e famshme ne drejtesi kryhet nga Fondacioni Soros, ambasadori Lu thjesht i jep koperturen e nevojshme per tu shitur si Reforme e bere nga Amerika.
    Donald Lu nuk eshte ambasador i administrates Trump, eshte perfaqesues i Sorosit duke perfituar nga indiferenca e administrates Trump per tu marre me Shqiperine.
    Qe Reforma ne drejtesi kryhet nga Fondacioni Soros kete e ka pohuar dhe Ilir Meta, kete gje der me sot askush nga qeveria nuk e ka pergenjeshtruar.
    Emrat qe jep Adriatik Llalla jane njerez te Sorosit, nuk ka nevoje per prezantime tjera. Ato kryejne nje Reforme te Sorosit.
    Tani del pyetja konkrete : C’ne Fondacioni Soros te merret me Reformen ne drejtesi ne Shqiperi?
    Pergjigje ka shume, sejcili sipas pozicionit vet, interesit vet apo kendveshtrimit vet!
    Vetem nje gje nuk mund te kundershtohet : George Sorosit e Fondacionit tij nuk i ha shume malli per drejtesi ne Shqiperi! Arsyet e involvimit ne ate Reforme mund te kene shume shpjegime por vetem me drejtesine ne Shqiperi nuk kane lidhje. Duhet te jesh votues i qeverise per ta besuar se drejtesia ketu do vendoset nga Fondacioni i plakut cifut qe e ka shpallur Non-Gratta vendi qe e polli, Hungaria.

  6. I nderuari Z.LU. Dua tju falenderoj pa fund, ju dhe gjith stafin tuaj dhe shtetin qe ju perfaqesoni. Vertetohet edhe njeher rendesia e reformes ne drejtesi. Vetem kur e mendoj qe keta kan guximin dhe ngren zerin ndaj jush dhe shtetit qe ju perfaqesoni, imagjinoni se cfar jan ne gjendje te bejn me popullin e thjesht? Z.LU ju lutem vazhdoni ate qe keni nisur se e keqia ka futur rrenjet thell ne kete vend. FALEMINDERIT Z. AMBASADOR.

    1. I nderuar Toke! Miqesisht te sugjeroj ta lexosh nje here shkrimin se kam pershtypjen se nuk e di fare perse behet fjale.
      Pershendetje Toke!

  7. ca i kini keto muhabete e lagu se lagu. Llalla ka ber kerdin. Shqiptaret po i fusin ne burg per fatur dritash, ca po thoni ju te mos fusin Llalen qe eshte ber superfermer. Pastaj akoma nuk e keni kuptuar qe axhenda e Sorrosit eshte axhenda e Dep. te shtetit amerikan. Shifeni kush e sulmon Sorrosin, Putin i Rusis, Orban i Hungaris, Bashari i Siris, Monika e LSI dhe Hadutet e tjer te Shqiperis. Na u bet si te filmi Ball per Ball ku do mundim rusin. Thirrini medjes o shqiptar e filloni te mendoni interesin tuaj. Nuk na e ka fajin Sorrosi po politikanet hajduta bashk me Llallat qe i paguajm me taksat tona.

    1. Soros nga Dep. Shtetit doli nje here e mire kur iku nga White House ai jevgu Barak Obama!
      Ishte Soros ai qe humbi me shume nga humbja e Hillaryt financiarisht se harxhoi miliarda dollare duke mbajtur propaganden shpifese anti-Trump, por me shume se doli nga atje ku kish vite qe bente ligjin, nga Dep Shtetit.

      1. Mir o shoku e paske kuptuar komentin. Tjetri thot me pa interesat tona e me rregullu keta sorrosat e sorrat tona, ti prap me Sorrosin.

      2. Meqe Sorosi ka ba gjith kto gjera ( qe ti i di dhe ke prova 🙂 ), pse nuk e heton Trumpi ket Sorosin,
        Apo nuk ka ligje Amerika per shpifje dhe manipulim te opinionit…
        Aman ore sa te zgjut qe jeni, i dini te gjitha…
        Gjer dje pozit dhe opozite shklyeshin me dysh te benin nje selfi me shoferin e Sorosit, sot na dalka armik i Shqiperise.
        Njerez pa dinjitet, plehra…
        Qe Llalla ishe hajdut dhe mbeshtetes i kriminaliteti ne Shqiperi, nuk ka asnje cudi per mua,,,
        Tani mesova qe eshte dhe IDIOT i lindur…
        Vertet mendoni se Trumpi do besoje Llallen perpara ambasadorit te tije, apo gjithe ambasadoreve te tjere Europiane !!!
        Kjo tregon qe i ka ardh fundi dhe ka humb totalisht logjiken

  8. Ky Llalla ben mire te gjeje ca fatura dhe te fabrikoje ca dokumenta false me qellim qe te justifikoje pronat, se sa humbet kohen me letra qe do fshijne b… ne Amerike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *