• |
ide | kryesore

Reagon Donald Lu: Llalla gënjen për Metën, rrezikon të shkojë në burg

Lajme, Të fundit



Ambasadori amerikan në Tiranë ka reaguar pas publikimit në lapsi.al të letrës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla i cili shprehej se Donald Lu i kishte kërkuar në vitin 2015 arrestimin e Ilir Metës. Në një reagim, diplomati amerikan shprehet se Llalla gënjen dhe se ai është një zyrtar i korruptuar që rrezikon të shkojë në burg.
“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe i diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për tu habitur që ai vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.
Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendtit, Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga z.Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar” – thotë Lu në reagimin e tij.

Lexo edhe:

EKSKLUZIVE/ Llalla: Donald Lu më kërkoi arrestimin e Ilir Metës (Dokumentat e Kongresit Amerikan)

Letra e Llallës në SHBA: Kush janë njerëzit e Soros që bënë Reformën në Drejtësi!



10 Comments

  1. Por dukej asnjanesia e Lu qe kur tha se ne zgjedhje mund te shkohet dhe pa partine opozitare. Ia do te miren shume ketij vendi, se ketu hahet shume mire, jetohet shume mire, dhe i pelqen shume ky vend…. turp per te dhe per misionin e tij, se bashku me pederastet qe mbeshtet……!!!!

  2. Që Llalla nuk është i pastër nuk ka nevojë të na e thotë ky pis kinezi që është fëlliqur më zi se LLalla sepse mbylli sytë për kanabizimin.

  3. o Lu ti je ambasador i nje shteti tjeter se le nam duke u perfol e duke hyre ne debate ne nje shtet te huaj. Kjo ska ndodh kurre me pare ne Shqiperi dhe kam pershtypjen nuk ndodh ne ndonje vend tjeter te botes ku ambasadori i nje vendi te huaj te marri takim me prokurorin e pergjithshem qofte dhe per kafe

  4. Mbase ketij LUse i djeg miza,,sepse i ka shkuar ne zyre LLALLES. e vajtja pa qellim nuk ka qene, keshtu qe keta jane te dy nje soj. Bir selmani nenes ke te qaj me pare,,,,

  5. Adriatik Llalla , je hipokrit dhe i korruptuar . Tani qe e pe se tu ngushtua laku fillove te na tregosh gjera te ndodhura tre vjet me pare, por nuk na tregove ne ate kohe. Tiku Tiku llastiku beje gati qeline.

  6. ktij majmuni lekureverdhe kineze do leruar gruaja edhe vete se gay eshte ,po ka me te poshter nga ky,i ardhka keq per popullin ,megjithato poshtersi e krime qe u ka bere shqiptareve duke mbrojtur dhe bashkepunuar me bandat e rames.po si ka mundesi qe qe ky majmun nuk ka reaguar kur i kane share presidentin ,nuk ka dhene pergjigje per kanabizimin,per korrupsionin qeveritar,per peshkaqenet qeveritar,po gjithmone eshte vene ne mbrojtje te bandave te rames.mos e besoni thote kerma kineze,jo do ta besojme por ne shkallen siperore duke psre gjithe keto krime qe ka bere ndaj popullit shqiptar.

  7. Ambasadori amerikan ka bërë të njëjtën gjë që ka bërë saimir tahiri dhe shefat e policicë në kërkim për hashash: ka abuzuar me detyrën shtetërore duke u përfashirë në axhenda për përfitime personale.
    Kështu që kur të kthehet në Amerikë ka për tu përballur me hetime nga Departamenti i Shtetit për keqpërdorim të funksioneve shtetërore.

  8. Nuk e ka të drejtën asnjë lider politik apo qeveritar i zgjedhur i një vendi që publikisht të shprehet se ky apo ai person duhet të futet në burg e jo më këtë ta bëjë një ambasador në një vend të huaj.
    Edhe për prokurorët e gjykatësit është e palejueshme që të shprehen në publik për cilindo se ai e meriton burgun, pa u hetuar e provuar fajësia e tij.
    Mediat e qytetarët e thjeshtë, edhe e kanë të drejtën të shfaqin dyshimin e tyre e ta shprehin publikisht deshirën që “i dyshuari”, të futet në burg, vetëm duke argumentuar me fakte konkrete fajësie si dëshmitarë apo investigues, por fjalën e fundit e ka drejtësia që kursesi nuk duhet të imponohet nga politika apo aq më keq nga dipllomacia. Që në përplasjet politike jo më vetëm në Shqipëri, por deri edhe në tempullin e demokracisë, SHBA, hetohen nga drejtësia kryeministra e presidentë, por nuk kemi dëgjuar që ndonjë prokuror apo gjykatës, qoftë edhe i ndikuar nga politika, që pa përfunduar hetimi e pa u dhënë një vendim gjyqësor të cilësojnë dikë publikisht se ai duhet të futet në burg. Po kështu ndodh edhe me presidentë apo kryeministra të vendeve të zhvilluara demokratike, që ndonëse mund të ndihen të sulmuar padrejtësisht nga një drejtësi e nxitur nga politika, nuk kemi degjuar që publikisht të kërkojnë “burg” për ndonjë prokuror.
    Duke ardhur tek përplasja e ambasadorit Lu me ish prokurorin e përgjithshëm të Shqipërisë, z.Llalla, ndonëse ky i fundit pas përplasjeve me ambasadorin , ka deklaruar publikisht dyshimet e tij për afera korruptive me naftën, nuk e dëgjuam që publikisht ti kërkonte drejtësisë amerikane ta fusë “në burg” ambasadorin.
    Nuk dua kursesi që të bëj avokatin e z.Llalla, sepse e kam edhe unë dyshimin që ai është treguar i mefshtë në hetimin e “peshqëve të mëdhej”
    Por z.Lu ka ardhur në Shqipëri me detyrën e përfaqesimit të shtetit amerikan e jo si “prokuror i përgjithshëm ndërkombëtar” që mund të urdhërojë apo qoftë edhe ti kërkojë një prokurori shqiptar se cilin duhet të arrestojë.
    Është e vërtetë që në opinionin publik shqiptar, ështe krijuar përceptimi se Ilir Meta është një politikan i korruptuar, por më duket se po qe për punë përceptimesh të krijuara nga propogandat e akuzat politike, nëse do të bëhej nje rënditje e përshkallëzuar, politikani më i “korruptuar” që prej 20 vitesh, si përceptim i opinionit publik, na del z.Rama, qe çuditërisht ambasadori amerikan, edhe duke parë tek ai “armikun” e presidentit aktual të vendit të tij, publikisht ka mbështetur ate më shumë se cilindo politikan tjetër shqiptar.
    Ishte me të vërtetë një skandal i padëgjuar në vendet europiane, që një kryetar parlamenti të akuzohet nga një deputet i një partie, se paskej organizuar një atentat për të vrarë deputetin.
    Nëse z. Lu ka prova që ky atentat ka qenë i vërtetë, përse nuk i kërkoi kryeministrit shqiptar Rama llogari se pse i doli në mbrojtje “atentatorit”, kryetarit aleat qeverisës të parlamentit ?
    Nga vetë deklarimet publike të z. Lu, është informuar publiku shqiptar me emra për deputetë e kryetarë bashkie të përzgjedhur nga Rama, si kontigjente të krimit. Po ashtu ambasadori ka përmendur edhe Balilin si një nëpunës publik i zgjedhur nga Meta, që është i cilësuar si kapo i mafies së drogës.
    Por pse nuk kujtohet zotëria ambasador që publikisht të kritikojë policinë e mvarur nga Rama që nuk qe e zonja ta zbulonte veprimtarinë mafioze të Balilit, e më keq akoma që po kjo polici, nuk ka munduar deri sot ta gjejë e arrestojë ? Ambasadori ka bërë fajtor për këtë prokurorin Llalla. Por asnjë prokuror nuk mund të arrestojë dikë, pa kërkesën e policisë që ka zbuluar faktet e flagrancës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *