Një avion ushtarak u rrëzua, pak pasi u ngrit nga pista në Algjeri, duke i marrë jetën më shumë se 257 njerëzve.
Lajmin e dha Ministria algjeriane e Mbrojtjes. Raportohet se aksidenti i rëndë ajror ndodhi në veri të vendit, në bazën ajrore Boufarik, në jugperëndim të kryeqytetit Algjer.

Shërbimet e emergjencës deri tani njoftojnë për të mbijetuar, edhe pse nuk dihet numri i saktë i tyre.