• |
ide | kryesore

Si gënjeu Erion Veliaj për çmimin nga ‘Komisioni Europian’

Kryesore, Lajme



Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook të hënën, kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehu falenderimet e tij për gjithë ata që bënë të mundur që ai t ënderohej me çmimin ‘kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom.”

“Marrja e çmimit “kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom” nga Komisioni Europian, më frymëzon për të vazhduar edhe më tej në këtë fushë të madhe të emancipimit, që të gjithë kemi nevojë,” shkroi Veliaj në Facebook.

“Tirana sot krenohet si kryeqyteti më miqësor me komunitetin rom dhe besoj që ishte mënyra më e mirë për të shpërblyer punën e të gjithë atyre aktivistëve rom dhe jo rom në bashkinë e Tiranës, që kanë punuar për të zgjidhur disa tema shumë të rëndësishme në qytetin tonë,” shtoi Veliaj në një video gjithashtu e postuar në rrjetin social.

Çmimi ‘kryebashkiaku më miqësor me komunitetin rom’ është pjesë e një projekti në Ballkanin Perendimor dhe Turqi, i cili ka si qëllim të mobilizojë komunitetet rome dhe të forcojë kapacitet e tyre në dialog me autoritet publike.

Ndryshe nga sa pretendon Veliaj, ky çmim nuk ka lidhje me Komisionin Europian, por jepet nga një OJF shqiptare në bashkëpunim me një rrjet organizatash simotra në rajon. Çmimi jepet nga organizata ‘Roma Active Albania’ dhe rrjeti i organizatave ‘European Roma Grassroots Organization’, ERGO. [Link njoftimi]

Ceremonia e dhënies së çmimit u organizua në Parlamentin Europian si pjesë e ‘Javës Rome 2018.”

Bashkia e Tiranës nuk iu përgjigj të mërkurën një kërkese nga BIRN në lidhje me deklaratën e kryetarit Veliaj se çmimi i ishte dhënë nga Komisioni Europian.

Përveç Veliajt, çmimin si ‘miqësor me komunitetin rom’ e kanë marrë edhe kryebashkiaku Mico Micićc nga bashkia e Bijeljinas në Bosnje Herzegovinë; kryebashkiaku Blagoj Bochvarski i qytetit Stip në Maqedoni; Burim Berisha, kreybashkiaku i qytezës së Fushë-Kosovës; Snežana Matijevic, kreybashkiake e Tivatit në Mal të Zi; Latinka Vasiljković nga bashkia Odžaci në Serbia; si dhe Osman Genç, nga bashkia Canik dhe Hayri İnönü nga bashkia Şişli në Turqi.

Sipas një njoftimi për shtyp të ERGO për shpërndarjen e çmimeve, përzgjedhja e fituesve ishte bërë nga 7 juritë e pavaruara, të cilat përzgjodhën fituesit nga 49 aplikime.

Marrëdhënia e kryetarit të bashkisë së Tiranës me komunitetin rom nuk ka qenë gjithmonë e qetë, siç mund të sugjerojë çmimi i akorduar nga OJF-të. Bashkia e Tiranës është akuzuar për zhvendosjen e dhunshme të komunitetit rom nga zona e Liqenit Artificial në vitin 2015.

Shqetësime për shkelje të të drejtave të njeriut kanë shoqëruar edhe projektet e bashkisë për zonën e Bregut të Lumit – zonë e populluar nga komunitetit rom, si dhe fushata kundër ricikluesve individual në Tiranë, një pjesë e mirë e të cilëve janë anëtarë të komuniteti rom./BIRN



11 Comments

  1. Po ky eshte bere i shpifur. Ke frike te hapesh tv, se te del ose ky,ose ati i tij shpirteror. Nje njeri i semure per fame. Brn nje pordhe , dhe me vrap rreshtohen 5 kamera. Keta sikur punojne me leket e tyre, jo sikur menaxhojne taksat e popullit. Po ben vetem punen qe duhet te bej. Mos duhet to kem mirenjohes, qe punon si kryetar i bashkise. Duhet ti qaj hallin, se po mundohet per kete popull. Eshte fakt qe ne bashkinee Veliajt jame bere shume pune te mira, por menyra si reklamohen, promocioni qe i behet eshte aq i shpifur, i ekzagjeruar sa do ti ktheht ne te kundert. Nuk ka nevoje te rrish gjithe diten ne tv te besh si pastor. Puna nese behet duket. Nuk vjen e keq nga te qenit modest. Ke dhene dhe ca leje ndertimi, qe perkthehet “lek i madh”. Cfare reklame po me ben mua si popull!!!! Po ndjek politiken e Rames, puno qe te vjedhim. Po vjedh dhe ti, pafund po vjedh por aman, mos dil me perdite se na hape barkun.

  2. Ky qenka me të vërtetë një gënjeshtar i pacipë.
    E pashë këtë video lajm edhe në një televizion shqiptar, e ndonëse pata njëfarë dyshimi, mu bë qejfi që një kryebashkiak shqiptar të nderohej me një çmim nga Komisioni europian.
    Po si spaska turp ky njeri që kërkon të bëje emër vetëm me gënjeshtra ?
    Mbaj mënd se kur ishte në fillimet me lëvizjen “Mjaft”, pata lexuar në Web faqen në internet të një organizate të rinisë studentore të një vendi europian, qe e demaskonin Veliajn që gënjente duke e paraqitur veten, si udhëheqës të organizatave rinore shqiptare në Europë, duke deklaruar se as e njihhnin fare se kush ishte ky farë mashtruesi. Nuk u “mjaftua” vetëm me gënjeshtrat e “Mjaftit”, por si “socialist 24 karat” siç e kam dëgjuar të thotë, u bë figura më tipike e gënjeshtrave të PS me vënien e pasurisë me shitjen e fiqve, apo dasmën me paratë e pensionit të mamase, më vonë si raportues në parlamentin europian, për gënjeshtrën qesharake të Griseldës e tani me gënjeshtrat e përditëshme si kryebashkiak i Tiranës ?
    A nuk po gjendet një koçifoz ta dezinfektojë këtë genjeshtar ordiner ?

  3. Eshte dukshem i semure, i vetekenaqur me ato qe thote. Kane kaluar ne delir, ju duket vetja heronj. Nuk degjojne asnje keshilltar. Mendojne se i dine te gjitha vete. Vjedhin por dhe paguajne. Paguajne mediat, personazhe te shoqerise civile vetem e vetem per te shitur nje realitet tjeter nga ai qe eshte. Teper vulgare, askerkend nuk genjen. Perkundrazi, behesh bajat.

  4. Lalke Erionka kryebashkiaku me i dashur per arixhinjte! Kush e kundershton kete eshte jo realist. Sa per ate qe kete cmim ja ka dhene nje OJF por Lalka e shet sikur ja jep Komisioni Europian, kjo nuk perben cudi! Lalke Erionka per keto gjera mendon gjithe naten se per tjeter gje nuk sherben prane Ajoles…

  5. Zotsia e nje bashkiaku apo politikani eshte kur ben diçka te mire per komunitetin pa “futur” duart thelle ne xhepat e taksapaguesve. Edhe me komunitetin rom abuzohet nga e majta ne veçanti si aty ne Shqiperi e kudo ne Europe sidomos ketu ne Itali ku e majta abuzoi shume me popullin italian per romet qe mori pergjigjen e merituar nga populli ne zgjedhjet e 4 marsit qe u katandis ne 18%. Edhe Erioni eshte “shok” i tyre shikoni me ke eshte lidhur ketu ne Itali: Me kryebashkiakut e Firences e Bolonjes qe jane “serv” te romve e klandestinve ku nuk mungojne ne mbajtjen e tyre ne kurris te popullit te thjeshte qe paguan taksa! Sejcili duhet te roj duke punuar dhe jo me asistence etjera etjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *