• |
ide | kryesore

U arrestua për 613 kg kokainë në Durrës, familjarët e shoferit të kamionit këmbëngulin në pafajësi

Lajme, Të fundit



I arrestuar që prej 28 shkurtit të këtij viti, pas sekuestrimit të 613 kg kokainë në një kontejner që transportonte banane për llogari të kompanisë Arbri Garden, shoferi Armando Pezaku këmbëngul në pafajësinë e tij.

‘News 24’ ishte në shtëpinë e prindërve të tij në fshatin Katund i Ri të Durrësit, pak pasi familjarët ishin kthyer nga takimi me të në burgun 313. Nëna e të riut dhe të afërm thonë se 25-vjeçari nuk ka lidhje me drogën, ndërkohë që shprehin shqetësimin se hetimet kanë ngecur.

“Djali ska lidhje me drogën. Ai ishte vetëm punëtor atje, shofer. S’njeh njeri. Nuk di asnjë gjë. Ne nuk na kanë thirrur në prokurori”, tha nëna e tij.

Xhaxhai i Armandit komenton edhe statusin e të riut në rrjetet sociale ku prezantohej si “shofer kamioni që u çon miell partizanëve”.

“Nuk jemi thirrur në prokurori. Edhe avokatin e kemi takuar që ditën kur djali doli në gjykatë të Apelit. Se kemi takuar. Avokati tha se; skemi asgjë zyrtare. Atë status për partizanët e ka shkruar që para 6 vitesh dhe punonte si shofer kamioni. Kishim dy kamionë dhe një ekskavator, mbanim grurë, misër, e miell, e gjithçka. Por policia aty e ka ‘Facebook’-un e tij, le ta verifikojë. Djali aty ka shkruar se ka bërë Universitetin “Aleksandër Moisiu”, por ai ska bërë as të mesmen. Prokuroria do që ta mbajë të arrestuar për llogari të vet, për të mbuluar pisllëqet e veta. Çuni ka qenë në punë. Ka shkruar në Ambasadën amerikane, është kthyer pas se kishte një rrugë për të bërë. Mori kontejnerin dhe e çoi në Maminas. Pse ky e ngarkoi kontejnerin?!”, tha xhaxhai.

Familjarët e Armando Pezakut, pagesa e të cilit në muaj nuk e kalonte shumën e 30 mije lekeve të reja, apelon për drejtësi.

familjaret e armando pezakun maunia me drog



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *