• |
ide | kryesore

Vettingu kalon në sitë gjykatësin Trezhnjeva: Kemi punuar bashkë me gruan, të ardhurat kryesore nga ajo

Lajme, Të fundit



Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, është paraqitur paraditen e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në seancë dëgjimore.

Sipas KPK, Trezhnjeva ka fshehur pasurinë, pasi deklarimi që ai ka bërë nuk përputhet.

KPK shprehet se Trezhnjeva nuk i justifikon pasuritë dhe ka kryer deklaratë të rreme.

Por pas përfundimit të seancës, gjyqtari Trezhnjeva, i cili është edhe kandidat për KLGJ, ka mohuar akuzat.

Duke folur shkurtimisht për mediat, ai tha se pasuria e tij është e ligjshme.

Kemi punuar bashkë me gruan. Të ardhurat kryesore janë nga bashkëshortja. Pasuria ime është e ligjshme”, tha Trezhnjeva.

Ndërkaq, seanca tjetër ndaj tij do të mbahet më 13 prill.



5 Comments

  1. Kane vjedhur shqipetaret e varfer me vendime te padrejta…turp..e faqja e zeze…edhe justifikohen pale’…Keta jane shume me te keqinj se edhe vete kriminelet qe kane lene te lire…

  2. merri dhe breket letyre plehrave qe jane lodhur duke punuar shume. Boll ja zgjatet konfiskim pasurie dhe perjashtoi nga profesioni. Vetem keshtu zene mend te tjeret pas tyre

  3. Te gjithe ketyre fytyrave te ndyra dhe tashme perverse i paskan punuar dhe dhuruar me shume vetem grate, motrat dhe gjysherit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *