• |
ide | kryesore

Balla: Presim hapjen e negociatave, në Gjermani kemi kundër Ekstremin e Djathtë

Lajme, Të fundit



Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se Komisioni Europian do të rekomandojë për Shqipërinë hapjen e negociatave me BE pa asnjë kusht. Duke folur për media nga Kryesia e Kuvendit pas takimit me përfaqësues të Bundestagut gjerman, Balla tha se shumica e partive gjermane janë në favor të Shqipërisë duke përjashtuar këtu Ekstremin e Djathtë.

“Javën tjetër, Komisioni Europian duket se do ti sugjerojë vendeve anëtare hapjen pa asnjë kusht të negociatave të Shqipërisë me BE. Dhe menjëherë më pas qeveritë e vendeve anëtare sipas procedurave të përcaktuara në funksionimin e tyre u kërkojnë parlamenteve të tyre pikërisht dhënien e vlerësimit. Në Bundestagun gjerman është që në një seancë plenare të Bundestagut gjerman shprehen deputetët, kërkohet një shumicë për ti kërkuar më pas qeverisë vendimarrjen përfundimtare. Unë jam shpresëplotë edhe nga bashkëbiseda se grupet e mëdha politike në parlamentin gjerman do ta mbështesin, jo vetëm koliacioni qeverisës CDU-CSU dhe Socialdemokratët por edhe të Gjelbërit që janë në një numër jo të paktë, por edhe liberalët. Duhet të kemi parasysh që grupi i ekstremit të djathtë me shumë siguri nuk do të jetë në favor të kësaj sakohë që nuk janë në favor as të BE”, u shpreh Balla. 



4 Comments

  1. Hapia e negociatave, nese e bejne, nuk vjen ngaqe keni punuarmire, ju rilindasit ekurvit, por per aresye gjeopolitike te europes e SHBASe, pa per keta ish komunista, bije bushtrash,,, ne jemine kohen e qofte largut. Eshte shume mire qe ne te pranohemi ne europe, se edhe europa do te na njoheme mire ne, e ateherenuk ka lojra bashibozukesh te politikes shqiptare qe te tallen me popullin, sepse kontrolli do jete me intim per tere veprimtarine e ketyre spekulanteve qeveritare.

  2. Per kujtese ketij kaushit Librazhdas,,,, ne se ketu do ish e djathta ekstreme, ju sot kushedi si do ishit tretur, me keq nga ata qe vrau babai yt shpirterorDukesh ti qe je sterkungull, sepse te ka vrare ne memorien e largett.

  3. Jane njerez apo jane ujqer
    keta idiot -corapekuqer-
    si nuk kane turp keta maskarenj
    dalin ne televizione sa ande ,ketej

    po populli qorr a i shikon
    keta legytyra si i voton
    keta jane njerez hajvane
    qe mashtrojne tere dynjane

    popullin e lane fukara
    me keq se kaq me nuk ka
    sa muarren arratine
    lane familjen -Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *