• |
ide | kryesore

Berisha: Vlahutin i kërkoi Llallës arrestimin tim, ma thanë ambasadorët

Lajme



Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk ka të dhëna mbi letrën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla drejtuar Senatit Amerikan për kërkesën e ambasadorit amerikan Donald Lu për të arrestuar Ilir Metën. Në intervistën e dhënë për gazetaren Mirela Milori në abcnews, Berisha tha se ka qenë një takim mes dy personash dhe është e vështirë të kesh informacione të tjera.

“Të jem i sinqertë. Në bisedat midis dy njerëzve ku nuk ka dëshmitarë është e vështirë të gjesh të vërtetën se ku qëndron. Di që sot Lu u takua me Metën dhe lëshuan një komunikatë. Thanë që nuk folën për këtë gjë? Kjo qenka interesante. Kjo pyetje mund t’i bëhej direket zotit Meta” – tha Berisha.

Ai tregoi se të njëjtën kërkesë e ka bërë te Llalla edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë Vlahutin për të arrestuar Berishën.

“Unë kam pasur rast analoge me Vlahutin. Sado që ajo e ka mohuar unë e besoj. Zoti Llalla i ka thënë Nishanit se zonja ambasadore ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës. Unë këtë e kisha marrë vesh nga ambasadorë të huaj, por nuk i kisha dhënë rëndësi. Para se Adriatiku (Llalla) ti thoshte Nishanit ishte një ambasador i rëndësishëm që ma ka rrëfyer.

A e besoj unë këtë? 100%. Kur ke fiksime dhe komplekse nuk mund të ndalesh. Ajo u tha para ca muajsh ambasadorëve: “Mos hajdeni me telefona sepse disa kate më poshtë është Sali Berisha dhe ju përgjon”. Ose është e sëmurë ose maniake dhe ajo duhet të ketë një “berishofobi” 10 herë më ta madhe se Rama. Ajo bën një provokacion të madh sa shumë kanë qeshur. Kjo është e aftë të bëjë çdo përpjekje. Unë nuk mund ta komentoj këtë në rastin e Lu sepse në rastin e tij nuk e jam i bindur” – tha Berisha. ©LAPSI.al


1 Comment

  1. D kishte bere mire , do kishim shpetuar nga nje kolere…Nejse, atehere i bie qe Llalla ishte njeriu i Saliut e i Metes…bashke me shpuren e prokuroreve te paafte e te korruptuar…qe tani po heqin breket nga vetingu??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *