• |
ide | kryesore

Bota në prag të konfliktit/ Kur do të lëshohen raketat e Trump në Siri?

F1, Planet



Ditën e sotme, presidenti amerikan Donald Trump tentoi të fshehë kohën e një sulmi të mundshëm në Siri, vetëm një ditë pasi deklaroi se sulmi do të ishte i menjëhershëm.

“Asnjëherë nuk thashë se kur do të kemi një sulm në Siri. Mund të jetë edhe shumë shpejt, edhe jo fare shpejt” – shkroi Trump në Twitter. Por, presidenti nuk përjashtoi planet për të sulmuar Sirinë në shenjë hakmarrje për sulmin e dyshuar kimik të 7 prillit ndaj sirianëve, për të cilin dyshohet regjimi i Bashar al-Assad.

Trump u zotua të premten se do t’a shkatërrojë sistemin e mbrojtjes raketore të Rusisë në Siri, duke paralajmëruar se raketat ‘do të vijnë, të këndshme, të reja dhe të zgjuara’. Presidenti nuk specifikoi kohën kur do të ndodhë sulmi, por paralajmëroi Rusië të ‘bëhet gati’.

Por, me këtë deklaratë për një sulm të mundshëm, Trump zbuloi publikisht planet ushtarake, diçka për të cilën ai akuzonte ashpër ish-presidentin Barack Obama në vitin 2013.

Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se administrata ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se çfarë do të bëjë në Siri.

“Ne kemi disa opsione, dhe të gjitha këto opsione janë ende në shqyrtim” – njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Zyrtarët më të lartë ushtarakë ishin në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën pasdite, për të diskutuar opsionet për Sirinë. Ekipi i Sigurisë Kombëtare pritet të zhvillojë një takim në Shtëpinë e Bardhë ditën e sotme, por ende nuk është e qartë nëse presidenti Trump do të marrë pjesë.

Shtëpia e Bardhë deklaroi të mërkurën se Trump “bën përgjegjëse Sirinë dhe Rusinë për sulmin e fundit me armë kimike”. Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, u shpreh dje se SHBA ende po mbledh informacione për të saktësuar nëse është regjimi i Assadit ai që duhet të fajësohet për sulmin kimik. Rusia fajëson forcat e opozitës siriane për këtë sulm.

Trump është konsultuar edhe me aleatët e SHBA-së, veçanërisht Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, për një përgjigje të koordinuar ndaj sulmit kimik. Por, zyrtarët thonë se nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare për shkallën e sulmit dhe për kohën e sulmit. Kryeministrja britanike, Theresa May, ka mbledhur në një takim urgjent kabinetin e saj pasditen e sotme. Pritet që nga aty të merret vendimi nëse Britania e Madhe do të mbështesë ose jo Shtetet e Bashkuara të Amerikës një çdo veprim ushtarak të mundshëm ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, paralajmëroi SHBA-të kundër një sulmi të mundshëm me raketa. Ajo shkroi në Facebook mbrëmë se një sulm i tillë mund të shkatërronte provat në terren dhe të ndërpresë punën e hetuesve ndërkombëtarë.

“Raketat e teknologjisë së fundit duhet të fluturojnë drejt terroristëve, jo qeverisë ligjore e cila ka luftuar terrorizmin ndërkombëtar për disa vite në territorin e saj” – shkroi Zakharova në përgjigje të deklaratave të Donald Trump.

Nëse presidenti amerikan do t’i qëndrojë paralajmërimeve të tij për këtë sulm, dy shkatërrues amerikanë (anije luftarake), të armatosur me raketa ‘Tomahawk’, janë në pozicion dhe gati për t’i dhënë dritën jeshile për të nisur sulmin, i cili do të përfshijë edhe avionë luftarakë dhe nëndetëse.

CNN, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



1 Comment

  1. nese suksesi paqa nuk arrihet permes ,bindjes mirkuptimit ne te drejtat dhe respektimit te dinjitetit njerzore nderit prones jejes ,sejcilit kudo qe te jete ne planet ,per raketat forca plalnet intriga lufta kur nuk do kene sukses vecse ,kjo eshte nje rruge qe po permbyse interesat,dhe po vetshkatrrohemi gjith sebashku me mendjen tone gojen tone duart tona veten tone planetin tone ekonomin dhe pasurin tone nderkohe qe asnjeri shkatrrimin e vet nuk e deshiron ,ah ku je drejtesi e vetrtete qe na rregullon dhe me ty zgjillim cdo problem duke mbetur gjith krenare por shum te urryem dshum te luftuam por shum shpejt do te kerkojme sepse ti je vet frymarrja jetes zgjilljes qartesise dobise suksesit shpreses por atehere do jete shum vone dhe dobia jote do jete e manget mbasi zoti atehere do na mallkoje dhe ndeshkojne te gjitheve pershkak te hipokrizise dyftyrsise heshtjes sone tani per te keshilluar per mire dhe ndikuar largimin nga e keqa,perderi sa njeriu as nuk eshte i pagabueshem dhe as i pandreqeshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *