• |
ide | kryesore

Deklarata e Llallës për arrestimin e Metës/ Donald Lu shkon në presidencë

Lajme, Të fundit



Pas publikimit në Lapsi.al i letrës që Adriatik Llalla dërgoi në Kongresin Amerikan, ku tregonte sesi ambasadori Donald Lu i kërkoi arrestimin e Metës, të dy Lu dhe Meta kanë zhvilluar një takim në presidencë.

Në letër, Llalla fliste për një takim mes tij dhe ambasadorit, ku kishte refuzuar të arrestonte kreun e Kuvendit të asaj kohe, Ilir Metën sipas kërkesës së Donald Lu.

Ambasadori e përgënjeshtroi Llallën, pas publikimit të letrës duke e quajtur të korruptuar dhe si një person që rrezikonte arrestimin.
Nga ana e presidencës, publikimi i letrës së Adriatik Llallës u pa si një konspiracion që lidhej me raportin e Freedom House.

Në një reagim, diplomati amerikan shprehet se Llalla gënjen dhe se ai është një zyrtar i korruptuar që rrezikon të shkojë në burg.

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe i diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për tu habitur që ai vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij.
Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendtit, Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga z.Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar” – thotë Lu në reagimin e tij.



7 Comments

  1. Prokurori mund te kete njemije kusure per veprime dhe mos veprime ne punen e Tij,por ajo qe thote per Ambasadorin Amerikan eshe 100% e vertete !Vetem nje Ambasador i korruptuar mund te sillet ne kete menyre.Turp,genjeshtar.Z.Lu,kurre ti nuk perfaqeson Shtetet e Bashkuara te Amerikes,kurre !

  2. edhe kokelopa e skraparit e ka pasur hake burgun por,jo te stisur nga kinezi lu,sepse ai eshte pjese e kazanit te krimeve, korrupsionit sebashku me kryekriminelet rama ,tahiri,gjiknuri &comp.po atij ka filluar ti hyje ndjenja e frikes dhe fajtorit per poshtersite qi ka bere ketij vendi dhe dashte zoti ta genjeje mendja te jetoje ne shqiperi do ta provoje se cfare do ta gjeje .nuk reagoi asnjehere per te mbrojtur presidentin e tij nga fyerjet me poshteruese te alabakut rama por sa i doli emri menjehere reagoje.perse nuk ka dhene spjegim per aferat me bankersat ,dhe nuk ka qene prokurori Dhalla i vetmi qe ja ka thene por edhe klyshi i rames ,bollino,biles ky ka qene i pari qe ja botoi ne gazeten e tij publikishte.po kjo eshte strategjia e mafjes se ambsadoreve me te korruptuar lu-vlautin qe ne sintoni me ramen hapin tema pa interes per te zhvendosur vemendjen nga problemet ,krimet dhe skandalet e pafund te kesaj hordhie te paskrupullt.

  3. Filluan hetimet andej nga amerika per sorosin dhe sorrat e tij prandaj po i dridhen kembet kinezit te korruptuar.u çane dhe u ndane ta futnin liken ne burg tani i shkon per vizite ne presidence.ytttt majmun i keq.rri dhe keto 2 muaj ne shqiperi dhe thyej qafen andej nga erdhe.ti e cove ndjenjen anti amerikane ne shqiperi ne maksimumin historik me mbeshtetjen qe i dhe njeres bande dhe goditjeve per banden tjeter.po me mire keshtu,tani e kuptuan te gjithe se cila eshte fytyra e vertete e amerikes sorosiane dhe eshteparikoperueshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *